"Makina inteligjente" bën namin në rrugët e Tiranës

21 Tetor 2021, 09:15Kronika TEMA

1110 gjoba janë vënë në mbarë vendin nga Policia Rrugore për shkelje të ndryshme.

Një pjesë e shkeljeve janë kapur nga makina inteligjente që ka ardhur në vend pak ditë më parë. Ajo është përdorur në rrugën Sauk-Teg si dhe në rrugët e kryeqytetit.

Shkeljet për të cilat janë vënë gjobat janë shpejtësi tej normave të lejuara, përdorim celulari në drejtimin e mjetit e mosvënie e rripit të sigurisë.

Po kështu në kontrollet e policisë janë përdorur dronë, radar, mjete pa shenja dalluese të policisë, kamera, aparate fotografike e mjete për testimin e alkoolit.

1 komente në ““Makina inteligjente” bën namin në rrugët e Tiranës”

  1. Scutari says:

    Nuk i prish kujt pune se makinat ecin me shpejtesi ne nje rruge me 6 korsi!! Ka segmente rrugore qe marrin nga 2-3 jete njerezisg per çdo jave! Aty te vendoset makina inteligjente dhe jo ne kryeqytet!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje