Takimi "sqarues" në Vlorë përfundoi në grushte: Si u rrah nga biznesmeni, kryetari i bashkisë

21 Tetor 2021, 11:31Kronika TEMA

Të tjera detaje janë zbuluar pë ngjarjen e ndodhur në Selenicë, ku u dhunua kryetari i Bashkisë. Mësohet se Pëllumb Binaj është goditur nga një 57-vjeçar pas një debati për linjën e furgonave Vlorë- Sevaster.

Sipas burimeve, 57-vjeçari Pellat Bonaj ka marrë lejen nga Bashkia e Selenicës për ushtrimin e aktivitetit të linjës së transportit.

Por bashkia ia ka dhënë një subjekti tjetër dhe jo Bonajt.

Pas kësaj, dy personat, kryebashkiaku 66-vjeçar dhe biznesmeni janë takuar në Vlorë për të sqaruar ngjarjen, teksa Bonaj ka kërkuar llogari për dhënien e lejes.

Më pas ai është irrituar dhe e ka goditur në debat e sipër.

“ Specialistët për Hetmin e Krimeve në Stacionin e Policisë Selenicë arrestuan në flagrancë shtetasin P. B., 57 vjeç, banues në lagjen “Lirim”, Vlorë, pasi mbrëmjen e djeshme, dyshohet se ka goditur për shkak të detyrës shtetasin P. B., 66 vjeç, me detyrë Kryetar në Bashkinë Selenicë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thotë policia.

9 komente në “Takimi “sqarues” në Vlorë përfundoi në grushte: Si u rrah nga biznesmeni, kryetari i bashkisë”

  1. Ju lutena ,mos na cenoni Traditat tana
    se po demtoni historine dhe gjuhen ,llogjiken ton mbajtur mrena si turshia ne qypa?

  2. Zagali says:

    Futeni ne burg mutin. Kryetari mund te jete i keq,por ama mund te zgjidhet me ane te ligjit dhe jo me grushta.

  3. Angjelini says:

    Dhuna eshte e papranushme dhe e denushme por jam mase i sigurte se kryetari ne fjale dhe shum kryetar institucjonesh ne Shqiperi e meritojne dajakun! Pse duhet te takohet privatisht me qytetarin ky palo krytar? Sepse ka perfituar/abuzuar diku. Krytari duhet te hetohet per abuzimin me detyren.

  4. Hasani nga Kucova says:

    Ky person banon ne Vlore,ndersa Bashkia Selenice ka te drejten dhe detyrimin qe te punesoje shtetasit e kesaj bashkie dhe jo te Bashkise Vlore.

  5. Pilo Lala says:

    Ky rast duhet trajtuar njesoj si rasti i atij Kokdhimes, me ata turistet Spanjoll.
    Ky ka goditur Shtetin.
    Nese ka te drejte apo jo, kjo eshte tjeter gje, por ky ka dhunuar nje punonjes Shteti, figure publike.
    Ky nuk duhet te kete kontrate me Bashkine, te pakten 5 vjet. As femijet e tij.

  6. Prec Doda says:

    Kot per kuriozitet, me ke Parti eshte ky boksieri i Selenices?
    Mendoj qe eshte me PDne, mbase gaboj.
    Kushe e njeh, le te me thote, jam kurioz.

  7. Hajdar Topi says:

    Ja rrofshi bolet Albin Kurtit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje