Akuzohet për falsifikim dokumentesh, Gjykata e Lartë merr vendimin për gjyqtarin Luan Daci

26 Tetor 2021, 15:46Kronika TEMA

Gjykata e Lartë la të pandryshuar dënimin me 6 muaj burg, të konvertuar në 12 muaj Shërbim Prove për Luan Dacin, anëtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Daci akuzohet se ka falsifikuar dokumentet gjatë aplikimit për pozicionin në KPA, përmes paraqitjes së rrethanave të rreme nëpërmjet mosdeklarimit të një mase disiplinore për largim nga puna të vitit 1997.

Gjykata e Posaçme, në vendimin e shpallur në 1 dhjetor të vitit të kaluar, vlerësoi se kërkesa e të pandehurit ishte akt që i garantoi atij nisjen e detyrës në KPA dhe si e tillë konsiderohej si dokument.

Në qershor të këtij viti, Kolegji i Posaçëm i Apelimit pranoi të nisë edhe procedimin disiplinor ndaj Dacit, pas kërkesës së bërë nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit.

 

1 komente në “Akuzohet për falsifikim dokumentesh, Gjykata e Lartë merr vendimin për gjyqtarin Luan Daci”

  1. k says:

    3 vjet burg i meritonte vetëm për ftyrën që ka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje