Gjykata e Apelit të Tiranës, ka dënuar me 9 vite burg 38-vjeçaren Violeta Donaj e cila në vitin 2018 vrau bashkëshortin e saj, 42-vjeçarin Kujtim Donaj në tregun e Milotit.
Donaj ishte dënuar me 17 vite burg për “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, ndërsa Apeli e uli në 9 vite burg, me arsyetimin se kemi të bëjmë me një vrasje të kryer në kushtet e tronditjes së fortë psikike.
Ngjarja e rëndë ndodhi në 17 qershor të vitit 2018 rreth orës 07:00 në tregun e Milotit, pasi çifti me banim në Rrëshen ishin tregtarë në këtë zonë. Fillimisht çifti i bashkëshortëve kanë debatuar dhe më pas 35-vjeçarja ka qëlluar me katër plumba ndaj burrit të saj me të cilin kishte dy fëmijë, duke e lënë të vdekur.