Është koha që Shqipëria të adoptojë euron si monedhë

26 Tetor 2021, 21:10Politika TEMA

Nga Gunther Fehlinger*

Është koha që Shqipëria të adoptojë euron si monedhë, ashtu siç ka bërë Mali i Zi dhe Kosova në vitin 2002. Euro është mjeti i duhur për t’i treguar Bashkimit Europian se Shqipëria me të vërtetë dëshiron të anëtarësohet dhe se është e gatshme për këtë. Euro për Shqipërinë është gjithashtu një element kyç për paqen ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, pasi e bën më të besueshme ofertën e BE-së për Serbinë që ajo të adoptojë euron si monedhë, në këmbim të njohjes së pavarësisë së Kosovës dhe presioni ndaj Serbisë do të rritej nëse Shqipëria do ta miratonte euron. Për më tepër, është një lëvizje e mirë ekonomike të miratosh monedhën europiane për t’u integruar më shpejt në tregun e përbashkët të BE-së dhe gjithsesi është e detyrueshme që anëtarët e BE-së të përdorin Euron.

Procesi standard i zgjerimit të BE-së nuk po funksionon

Megjithëse është një anëtare e NATO-s, Shqipëria është bllokuar në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE, për shkak të një vetoje bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut, paragjykimeve ksenofobe ndaj anëtarësimit të një vendi me shumicë myslimane në BE dhe një lodhjeje të përgjithshme të Europës Perëndimore me idenë e zgjerimit, edhe pse Shqipëria nuk është aspak fajtore për mungesën e lidershipit në BE dhe mungesës së vullnetit për reforma në Bruksel. Por, Shqipëria ka nevojë për t’u anëtarësuar në BE për të nxitur zhvillimin e saj ekonomik, social dhe politik, brenda kuadrit rregullator të BE-së.

Pra, si mund të thyhen pengesat? Me fillimin e mandatit të tretë të Edi Ramës, dhe mbështetje të fortë ndërkombëtare dhe të brendshme, Shqipëria mund të tregojë se është gati për të përdorur euron dhe se nuk mund të presë më gjatë. Pra euro duhet adoptuar si valutë në Shqipëri. Mali i Zi dhe Kosova e kanë bërë këtë 20 vjet më parë që në mars 2002 dhe kanë qenë shumë të suksesshëm në përdorimin e euros. Prodhimi i Brendshëm bruto (PBB) i Shqipërisë është vetëm 15 miliardë dollarë, pra ajo nuk përbën ndonjë rrezik të madh për ekonominë e Eurozonës me një PBB prej 15 trilion dollarësh. Euro përdoret tashmë si çmim referencë për blerjet e pronave dhe në sektorin e turizmit. Shqipëria, si kandidate për në BE, është plotësisht e integruar në sistemin tregtar të BE-së dhe sektori bankar është plotësisht i dixhitalizuar dhe gati për përdorimin e euros. Miratimi i euros do të ishte mjeti më i mirë për t’i treguar BE-së ngurruese se Shqipëria dëshiron vërtet të anëtarësohet dhe për të frymëzuar shqiptarët që të besojnë në një të ardhme brenda BE-së, të qëndrojnë në Shqipëri dhe të ndalojnë prirjen e fortë të emigracionit.

Euro si mjet për paqen

Miratimi i monedhës së euros në Shqipëri në vitin 2022, mund të frymëzonte edhe Maqedoninë e Veriut dhe Bosnjë Hercegovinën që të përdornin gjithashtu euron si monedhë. Të dyja kanë një monedhë të lidhur me euron, kështu që teknikisht, kalimi duhej të ishte i lehtë. Dhe kjo do ta bënte më të besueshme ofertën e paqes të BE-së për Serbinë, që kjo e fundit të mund të adoptonte euron, si kusht për njohjen e Republikës së Kosovës. Euro për Serbinë është i vetmi mjet i dukshëm dhe i qartë për të zbutur reagimet e ashpra që do të ndodhnin nëse Serbia më në fund do të pranonte realitetin dhe do të njihte shtetësinë e Kosovës. Pra, Shqipëria mund të ndihmojë në njohjen e Kosovës nga Serbia. Nëse Serbia e refuzon një ofertë të tillë paqeje, atëherë partnerët europianë mund t’ia bëjnë asaj të qartë se kandidatura për në BE do të qëndrojë pezull, siç ka ndodhur me Turqinë. Statusi i Bosnjë Hercegovinës dhe Kosovës si anëtare në NATO dhe si kandidate në BE, do të izolonin Serbinë duke bërë që ajo të ndihej e vetmuar në Ballkan, jashtë NATO-s, BE-së dhe Eurozonës. Nëse duam të ndryshojmë gjendjen e status quo-së dhe të vendosim paqen, kjo është udha e duhur që duhet ndjekur.

Eurozona po zgjerohet – Shqipëria si pjesë e saj mund të ketë një ndikim pozitiv

Kroacia do t’i bashkohet Eurozonës në vitin 2023, Bullgaria në vitin 2024, Kosova dhe Mali i Zi e përdorin euron që nga viti 2002, Greqia dhe Sllovenia janë pjesë e Eurozonës, kështu që realiteti i Europës Juglindore është përdorimi i euros. Nëse Rumania mund të bindet gjithashtu të bashkohet në këtë mes dhe të përdorë euron, duke e përshpejtuar afatin e shtyrë për në vitin 2028, atëherë 3 shtetet që e refuzojnë Eurozonën, pra, Hungaria, Polonia dhe Republika Çeke, mund të ndihen të izoluar dhe të rishqyrtojnë qëndrimin e tyre. Kështu, adoptimi i euros në Shqipëri, do të ketë një ndikim pozitiv në këtë drejtim. Euro si monedhë e përbashkët për të gjithë Ballkanin është diçka e mundur dhe Shqipëria mund të udhëheqë në këtë nismë.

Euro si mjet për bashkimin e Europës

Nga plani Werner i vitit 1969, deri në atë të Mastrihtit në vitin 1992, integrimi i monedhës europiane ka qenë gjithmonë një rrugë e shkurtër pas bllokimit të bashkimit politik. Ky ishte kompromisi për bashkimin gjerman dhe europian dhe për miratimin e euros në Mastriht. Sigurisht, të gjithë janë kundër ndryshimit dhe parapëlqejnë status quo-në, por a janë sot të kënaqshme status quo-ja e BE-së dhe e gjendjes në Ballkan? Unë nuk mendoj kështu. Është koha për përparim.

Roli global i euros

Për këtë është folur shumë. Dhe është e vërtetë se Euro gëzon rolin si monedha e dytë globale, por nëse nuk e rekomandojmë monedhën tonë në zonën lindore dhe nëse e refuzojmë përdorimin e saj në rajonin e brishtë midis BE-së dhe Rusisë dhe Turqisë, sa seriozisht do të na marrin vende si Rusia, Kina dhe India, apo edhe aleatët tanë si SHBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar, në vitet 2020? Dhe a do ta marrë bota më seriozisht euron nëse atë e përdor me sukses e gjithë BE-ja dhe anëtarët e saj të ardhshëm? Nëse Shqipëria përdor euron si monedhë, kjo do të ndihmojë në miratimin e tij edhe në vende si Ukraina, Moldavia, Gjeorgjia, Bosnjë Hercegovina, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Kështu, BE-ja dhe Euro do të jenë më të rëndësishme në skenën globale dhe kjo fillon me Shqipërinë.

Euro nuk është një alternativë ndaj anëtarësimit politik në BE

Të gjithë aleatët e NATO-s që përdorin Euron dhe i nënshtrohen rregullave të CFSP-së, duhet të bëhen pjesë e bashkimit politik të BE-së. Unë bëj thirrje që Mali i Zi të bëhet anëtar në BE në vitin 2024 dhe nëse Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut miratojnë euron si monedhë, le t’i pranojmë në BE dhe t’i tregojmë botës se BE-ja pas Brexit do të jetë një bllok me 30 anëtarë. Euro duhet miratuar që tani si monedhë në Shqipëri, për të përshpejtuar pranimin e vendit në BE.

Dhe nëse Serbia e pranon euron dhe njeh Kosovën, rruga për anëtarësim në BE për Kosovën, Bosnjën dhe Serbinë, është e hapur. Ajo mund të bëhet e mundur që në vitin 2029 dhe kjo do të hapë më pas rrugën e anëtarësimit në BE për Ukrainën, Moldavinë dhe Gjeorgjinë.

Një konsensus i ri europian për Shqipërinë, nis me euron

Shqipëria ka nevojë për një konsensus të plotë europian për anëtarësim dhe euro mund të jetë mjeti për të bashkuar elitën politike shqiptare pas projektit europian dhe për të miratuar monedhën në Shqipëri. Në këtë mënyrë, Shqipëria mund të kapërcejë ndarjet e saj të brendshme dhe të përfshihet në zgjerimin europian, duke u bërë pjesë e BE-së. Kështu, Shqipëria mund të kontribuojë në BE për një të ardhme më të mirë dhe më të bashkuar. Shqipëri, miratoje Euron tani!

Le ta bashkojmë Europën me Euron!

*Mag. Gunther Fehlinger, 53, ekonomist austriak nga Vjena, punon që nga viti 2005 si këshilltar për reforma ekonomike dhe investimet në Kosovë, Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Ukrainë. Ai promovon promovon zgjerimin e NATO-s, BE-së dhe Eurozonës dhe miratimin paraprak të Euros për të gjithë anëtarët e ardhshëm të BE-së. 

22 komente në “Është koha që Shqipëria të adoptojë euron si monedhë”

  1. Turi says:

    Mos! Gabimi me i madh. Nuk ka fuqi Shqiperia? E pate si e hengri Greqia?

  2. 17nentori says:

    Ah si ben dhelpra kur nuk i arrin rrushte!
    As Mali i Zi e as Kosova e as vende te tjera qe kane adaptuar Euron nuk kane qene te sukseshme. Thjesht e kane bere nga halli dhe tani sdine si ta heqin. Ka edhe vende si Greqia, Kroacia apo Italia… qe do donin ta hiqnin po te mundeshin..
    Te gjitha argumentet me larte ne favor te Euros jane kryekeput tendencioze dhe u dashka qe Shqiperia te dorezoje sovranitetin monetar qe tu beje qefin orekseve te atyre qe thjesht me kapriciot e njeri tjetrit, nuk na duan as per kandidat ne Euro.
    Shqiperia eshte me mire te adaptoje dollarin apo frangen zvicerane se sa te dorezoje celesat tek euro-pianot.

  3. demokrati says:

    LEK do te thote stabilitet financiar, inflacion nen kontrol, politika monetare te pavarura nga BEQ.Bashkimi politik gjithnje i ka paraprire bashkimit monetar, Shqiperia perse duhet te bej perjashtim?LEK perfaqeson vlere dhe krenari kombetare.Cudi me austriaket e shekulit te XX, shmidt qellon drejt ne memorien kombformuese, gunter synon po aty.Ne Europe si Shqiptar me LEK te Lekes se Madh, jo si popull pa identitet.

  4. Franci says:

    Shqiperia te adoptoje Euron si monedhe te vetme , dhe kete ta beje pa qene pjestare e eurozones , bile as qe kane ndermend te fillojne bisedimet per ingranim ne EU ?????????? Sa i zgjuar qenka ky austriaku , e kujt i sherben kjo ??? Gjermanise ??? Bankes Europiane ??? Eurozones ?? Se Shqiperise jo ……me pak fjale te varet ekonomia e Shqiperise direkt nga hapja dhe mbyllja e rubinetes se monedhes Euro nga Banka Europiane …..jo mor zoteri , leri keto zgjuarsi per tjeter vend …..nuk eshte rruga e duhur qe te drejton drejt ingranimit ne familjen europiane , ndihmon Euron , Banken Europiane , ndihmon Gjermanine , Eurozonen , por ne asnje menyre Shqiperine ……..po doni dhe deshironi ta ndihmoni futeni te eci ne rruge tjeter , ne ate rrugeqe ndoqen dhe ndjekin te gjithe….deri atehere Shqiperia ka dhe do kete monedhen e saj …….
    Sipas te njejtes llogjike beini dhe Shteteve te Bashkuara e Amerikes nje propozim te tille te tille , te shikojme se cpergjigje do merni ……
    Sa i zgjuar eshte ky ……….pastaj Shqiperia ka monedhe , nuk eshte si Kosova …..vendosja ne Shqiperi te monedhes Euro , pa qene pnestare e EU , dhe Eurozones , do te thote varja e ekonomise shqiptare nga Banka Europiane dhe me kryesorja pa asnje te drejte ne reformat dhe leshimet qe ben Banka per anetaret e Eurozones , per kredite e lehtesuara te saj ndaj antareve ………jo mor zoteri flm por nuk do marim ……eshte corbe e helmuar ……nuk na sherben …….ne jemi te varfer , por sjemi si Kosova dhe Maqedonia e veriut , kemi monedhen tone , kemi Lekun tone , Lekun e varfer , por eshte YNI …..tung

  5. Financier says:

    Adoptimi i euro-se eshte nje gje qe duhet shmangur deri sa te jete e mundur. Cekia eshte prej vitesh pjestare e EU por nuk ka adptuar akoma euron. Fakt eshte se vendet me zvillim te dobet ekonomik pesojne rritje drastike te cmimeve kur adoptojne monedha te forta si euro, sgic e tregoi eksperienca me Italine dhe Greqine. (1000 korona ceke = 39 euro, dmth 1 euro = 25 korone ceke, kurse 1 euro= 122 leke te reja shqiptare, imagjinoni pse nuk desheron te futet Cekia ose Novergjia qe e ka kursin 1 euro 10 korona novergjeze )

  6. Lexues says:

    “ gjithsesi është e detyrueshme që anëtarët e BE-së të përdorin Euron”

    Cfare jane keto shkrime qesharake qe botoni? Suedia, Danimarka, Polonia, Hungaria, Cekia, Kroacia, Bullgaria dhe Rumania jane ne BE dhe nuk kane euron monedhe. E kote te lexosh me tej.

  7. Sqepari says:

    Seshte e vertete! Euro Kosoven prej vitit 2000, se ka ndihmuar dot te levize e lire, lere per te tjerat! Po te kish monedhen kombetare do e kish ndihmuar te forconte identitetin kombetar.

  8. Zana e Malësisë says:

    Kosova e adoptoi euron për t’iu shmangur dinarit serb. Për këtë arsye në Kosovë qysh para luftës së NATO-s përdorej më së shumti marka gjermane. Për rrjedhojë, me aplikimin e euros nga Gjermania, edhe Kosova zgjodhi euron.

    1. Ilirjan says:

      Shume e vertete, vetem qe Kosova do te bente mire te adoptonte edhe Lekun. Do te krijohej natyrshem nje treg i perbashket me Shqiperine dhe shume pengesa e ndasi do te zhdukeshim vetvetiu si per bizneset e tregtise po ashtu edhe per popullin e thjeshte, bilé do te perfshinte edhe shqiptaret e trojeve te tjera ne MK MZ etj. Nuk di pse u la si ide!?

  9. NDRYSHE says:

    Eshte vetem loje interesash ekonomike.
    Nese e kane vendosur ta bejne, do ta bejne por, pasojat do t’i vuaj populli.
    Ritje e borxhit te brendshem dhe te jashtem.
    Zhvillim i detyruar politiko-ekonomik.
    Ritje artificiale dhe e menjehershme e cmimeve te tregut.
    Imponime per nenshkrime marreveshjesh tregetare (per pasoje renie e prodhimit te brendshem).
    Do te marre shume kohe deri ne nje stabilizim te mundshem (gje qe e konsideroj praktikisht te pamundur).
    A do te jete ne gjendje ta perballoje tregu?
    Per vete jam skeptik. le tia leme kohes.

  10. GREY WOLF says:

    Ndiej shume krenari kur lexoj komentet dhe shoh se sa te mire informuar jane Shqiptaret. Shpresoj qe ky te jete nje tregues se Shqiperia pavaresisht lobimeve nga te tille palaco nuk do ta nderrmarre kurre kete hap fatal.
    E vetmja menyre se si Euro mund te jete nje faktor pozitiv ne ekonomine Shqiptare eshte nese Banka e Shqiperise do ta prodhonte ate ne Tirane, ashtu sic behet ne disa vende te Evropes, ne menyre te pavarur dhe pa shtrengesa te fshehura.
    Prodhimi i monedhes se vet per cdo Shtet serioz do te thote qe te kontrolloj ne menyre te pavarur shume aspekte te ekonomise qe nuk jane drejt per se drejti te lidhura me monedhat e huaja qe dominojne tregjet boterore dhe rajonale. P.sh. mund te ulet papunesia thjesht duke printuar me shume monedha per te kryer disa pune publike, si pastrimi i territorit, ndertimi i rrjetit te ujesjellesave per cdo vendbanim, ndertimi i rrjeteve te kanaleve vaditese dhe kulluese etj. etj. pune qe kerkojne vetem forcen e kraheve te atyre qe dergjen kafeneve apo neper facebook pa patur nevoje per te blere mjete, teknologji apo ekspertize ne tregun rajonal dhe boteror. Keto mbase nuk do te rrisnin GDP direkt por do te permiresonin kushtet e jeteses se vete Shqiptareve me nje influence indirekte si investim per rritjen e ardhshme ne prodhimin bujqesor, turizmin, etj. etj.

  11. Lymi Tutit says:

    Ky shkrim-opinion eshte shume i pa argumentuar nga pikpamja e aktualitetit ekonomik/financiar dhe e ecurise se metejshme……..Veç Kroacise (2023) dhe Bullgarise (2024),krahas vendeve qe ketu permenden,jasht “zones” se Euro’s,si :Rumania,Polonia,Çekia dhe Hungaria,shkruesi i mesiperm ka “harruar”,ose mungese njohje,qe EURO’n nuk e perdor as Suedia me Danimarken ! Gjithashtu edhe dy shtete te tjera, jashtezakonisht te “integruara” ne BE,si Norvegjia dhe Islanda…….. Sidoqofte,periudha e “kapercimit” nga monedhat vendase ne Euro,kerkon nje kohe shume te gjate adaptimi…….. Mendoj qe kur shtypi (gazeta) vendos te botoje nje shkrim te kesaj natyre,krahas tij,duhen pasqyruar edhe opinione alternative apo debatuese.Kjo i ngre nivelin dhe ndihmon publikun per me shume qartesi.Lymi Tutit

  12. kritiku says:

    ik ore nga ke ardhur! po e beme ate gafe, u zhytem…

  13. Bardha says:

    Une jam kunder te te futjes euros si monedhe kombetare sepse shkembimin e saje ne momentet e para do ishte katastrofe per miletin shqiptare se kursi i shkembimit dota vendosnin te tjer dhe njesimi do ishte skandaloz,ne qe jetojme jashte e shikojme shume mire kete problem.Monedha e jone nuk ka pasur asnje luhatje ne keto 10 vjet e fundit,kujdes se do e coni popullin ne gremine si 97

  14. Papi says:

    100 milion banor te be nuk perdorin euron
    Italia vendi i dyte ne be per eksport qe kur ka pranuar euron njeh vetem rritje te borxhit. Jo se me pare nuk kishte borxhe por duke patur monedhen e saj vendoste vete per inflacionin sot me euron nuk e ben dot. Edhe pse japonia ka borxh shum me te madh se italia per banor ajo cilesohet me e sigurt vetem se ka monedhen e vet
    I vetmi vend qe ka perfituar me euron eshte gjermania e cila nqs do kishte marken eksportet e saj do kushtonin me shume pra sa me shume vende te varfra pervetsojne euron aq me shume eksporton gjermania
    Kosova dhe mali i zi nuk paten monedhe prandaj pervetsuan euron por eshte nje pervetsim kontrabande sepse bqe nuk pret monedha per kta shtete dhe nuk kontrollon inflacionin e tyre
    E megjithate vendet qe nuk eksportojne thjesht humbin pamvarsine monetare dhe si rrjedhoje dhe te vetevendosjes politike

  15. piktori says:

    pa marre pergjegjsine e te qenit expert i fushes financiare(monetare),desha te kujtoj se nje guvernator i Bankes Shqiperis zgjidhet me “kompromis” midis pushtetareve,c’ka ne gjykimin tim nuk me le shije te mire,duke ditur se buletini i normes se interesit te lekut e valutave te tjera ,dhe i kursit te kembimit valutor ,jane kompetence e kesaj Banke, nderhyrje te tilla me duken te percaktuara cartazi nga interesa jo fort financiare, e dyta nqs se rreth 70% e impor.expo e kemi me vendet e eurozones mendoj se kostot financiare te biznesit rriten,si pasoje e luhatjes se kursit te kembimit valutor,e fundit nr i emigranteve qe jetojne ne eurozone eshte rreth 90% e emigrimit ,ku te gjithe e perdorin euron ,besoj se te gjitha keto do te shkonin ne favor te ekonomise kombetare.per mendimin tim do ishte jo vetem me efektive nga ana ekonomike por edhe me e thjeshte dhe me pak kosto e burokraci financiare.

  16. ka metoda nga me bixarret me mashtruese si te shpartalloj Shtetin Satani .
    me bomba kokes ose me dredhit te tilla financiare
    te rruaj gjithcka qe te ngelesh si muti ne shi
    Ekonomistet shqiptare nuk ishuín ne gjendje per 30-vjet te zhdukin tra la la ne “Lek i vjeter – Lek i ri ”
    sepse jane total te paafte ,nderkohe qe vende si Kroacia e ngriten lekun e tyre ne nivele eurosh
    Ne ate vend ka vetem hajduke e llapaqen zhurmues mediatik asgje konkrete
    si ne Finanaca si ne Politike pastaj Bordellua e Drejtesise eshte e qarte tashme cfar eshte
    shtrengoni bythen fort e lekun poashtu ,nqs s’ju ka marr ala ere koka

  17. NE KURSIN E KEMBIMIT NDERHYN BANKA E SHQIPERISE QE E LUHAT ATE SIPAS INTERESAVE TE SHTETIT POR EDHE NE FAVOR TE PERFITIM EVE PER RROGA MJAFT TE LARTA TE PUNONJSEVE TE KESAJ BANKE Shperblime.
    KETO nderhyje SHPESH ulin perfitimet e bisneseve por edhe te persona e private per LEVIZJE te PARAVE nga emigrante.
    POR DUHET PARE NE KOMPLEX DHE JO VETEM NE DISA ELEMENTE.
    NQS DO ISHTE ME DETYRIM AHERE ME MIRE HERET SE SA VONE.
    PO NUK ESHTE DETYRIM MUND TE VAZHDOJE ME LEKUN JO PER KRENARI POR ESHTE NJE LLOJ DOGANE PER TE MOS TRONDITUR EKONOMISE NE RASTE TE LUHATJEVE TE MONEDHAVE TE HUAJA.
    DUHET TE kujtoj luhatjet qe person kursi I Euros qe nuk PERPUTHET me realitet in euro ka qene deri 140 leke tani po shkon ne 120 eshte nje luhatjet qe BIE ere VJEDHJE nga BANKA kombetare
    PO ASHTU MJAFTON te kujtoj e blerjen nga BANKA e shtet it me 120000000 euro hotel nga SHTETI qe tregon se BANKA na vjedh me makina ione finabciare GJE te CILEN se ben dot po te JETE Euro. GJITHESESI vediamo!!!!

  18. Rita says:

    Te behet menjehere ky zevendsim i lekut me Euro.Qe te kuptoje Europa, shqiptaret se ku jane, c’nivel jetese mbizoteron.Me 200 – 300 Euro qira banese dhe me nje rroge po kaq (300 Euro ) kuptohet shume mire varferia e niveli i jeteses qe eshte nen normalen.Leku e cmimet me leke ne Supermarkete eshte nje mashtrim i madh.Te shenohen me Euro qe te shikojne bota, perfaqsuesit e dipllomacive se cmimet e ushqimeve kryesore si mishi, dhathi, qumeshti etj.jane njesoj si ne vendet e zhvilluara te europes ku pagesa eshte 3- 5 here me madhe se e puntorit ne Shqiperi.Qe te kuptohet mire se dyqanet moderne, me cmimet si ne Itali e gjetke jane jo per popullin por per baronet e droges dhe per miljoneret qe shyqyr i kemi tashme.

  19. rexha 10 says:

    Le ta beje Europa ,pore me nje kushte.DUHEN ZERRUAR TE GJITHA BORXHET QE POLITIKANET I TERHOQEN PER TE MIRAT E POPULLIT NGA BANKAT E TJERA ,DHE I PERDOREN PER TE PLOTESUAR INTERESAT E TYRE.SOTE ATO PARA NDODHEN NE QIPRO ,PANAMA ,APO NE ZVICER.
    PORE ME PARE DUHET TE BEHET TRANSPARENCA E PERSONAVE ME EMER E MBIEMER SE KUSHE I ZOTERON PARATE.
    SIGURISHTE QE KJO GJE NUKE EKZISTONE KURRE,SEPSE TASHME DIHEN NE GJITHE BOTEN SE KUSHE E KRIJOI BANKAT OFSHORE ,DHE KUSHE I DEPOZITONTE PARATE. LERE PASTAJE TE FLASESH PER AKTIVITETET ILEGALE SE ME C’FARE AKTIVITETI MEREN KETA BANKA PER TE KAMUFLUAR GJENDJEN E TYRE. FUTI NJE KONTROLLE EDHE BANKAVE NE SHQIPERI ,DHE DO TE SHIHENI SE SA ESHTE GJENDJA FINANCIARE E TYRE ,MOSE ME THENE SE EDHE MUNDE TE KENE FALIMENTUAR..PO E BERI EUROPA KETE GJE ,ATEHERE TE GJITHE SHQIPTARET EMIGRANTE RIKTHEHEN NE VENDIN E TYRE PER TE JETUAR ,ME PENSIONET QE KANE NE VENDET EUROPIANE. SICE EDHE KANE IKUR ITALIANET NE PORTUGALI ,APO SPANJE.
    Ekonomia nuke matet me cilesine e jetes se baroneve ,ministrave ,pore nga zhvillimi ekonomike dhe industriale.Pra ne nje vende qe nuke prodhone asgje ,vecse importone edhe per te ngrene ,nuke besoje se ka shpresa per nje te ardheme te mire.Pamvarsishte se i gjati do te dergoje satelitin ne hene per ti fikur shurren ndonjerit qe eshte ne banjo ne oren 2 te nates.(portokallia.)

  20. Student Horr i dhjetorit says:

    Shume i mencur ky Gunther Fehlinger, varet perse e ku paguhet. Shqiperia o rrush Viene (jo Selaniku) duhet te adaptoje Euron si monedhe vetem kur BE-ja te behet nje shtet dhe jo 28 shtete dhe pasi te hyje ne te, gjera qe nuk arrihet kurre. Perkundrazi neoliberalizmi dhe globalizmi po shpien ne drejtimin e kundert, po rrisin nacionalizmin. Pandemia e vertetoi kete. Por Gunther nuk arrin ta shikoje, ose nuk do. BE-ja eshte nje projekt i deshtuar i USA. Koha jo e larget do e vertetoje kete. Fehlingeri te na spjegoje perse Parlamenti Europian nuk zgjedh Komisionin Europian, pastaj te na japi mend.

  21. k says:

    Cilado të jetë monedha,do i vjedhin përsëri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje