Nga Adriatik Doçi
Partia Demokratike me në krye Lulzim Bashën i është rikthyer një nisme të vitit 2018, për Vetingun në politikë. Propozimi me disa ndryshime të reja, por pa prekur thelbin, kundërshtohet ashpër nga Sali Berisha, por edhe nga Ilir Meta në mënyrë të tërthortë.
Berisha e sheh Vetingun e propozuar nga Lulzim Basha si një skenar të Edi Ramës, për të goditur kundërshtarët e tij politikë, rrjedhimisht Berishën, Metën dhe rrethin e tyre. Berisha e shpalli nismën e Bashës si aktin më të turpshëm në historinë e pluralizmit.
“Në 30 vite histori legjislacioni në këtë vend akti më i turpshëm që kalon çdo imagjinatë të një njeriu të lirë është amendamenti që dërgon Edi Rama nëpërmjet tij (Bashës) në parlament, që SPAK-u të bëjë Vetingun e deputetëve… Nuk dorëzohet legjislativi te prokuroria politike”, tha Berisha.
Po çfarë ka thënë Sali Berisha për Vetingun në politikë në vitin 2018, ku amendamenti ishte propozuar pikërisht nga Partia Demokratike? Në vjeshtën e vitit 2018, Sali Berisha, e ktheu Vetingun në politikë në kauzë politike. Ai akuzonte kryeministrin Edi Rama se kishte frikë nga Vetingu në politikë, ndërsa jepte garanci se procesi nuk do të përdorej politikisht. Madje, në seancën plenare të 21 dhjetor të 2018, Sali Berisha kërcënoi me kryengritje të armatosur nëse maxhoranca nuk pranonte Vetingun në politikë, sipas tij i konfirmuar edhe nga Komisioni i Venecias.
Sali Berisha shprehje se “Pse keni frikë nga kjo? Pse Edi Rama ka frikë dhe tmerr? …Po pse ju nuk e pranoni amendamentin? Pranojeni amendamentin, le të ulemi me ekspertë, të marrim edhe ekspertët më të mirë ndërkombëtarë, dhe ta bëjmë atë një model për mbarë rajonin. Ndërkombëtarët nuk janë kurrë me idenë që dikush ta përdorë pushtetin për të përjashtuar të tjerët për qëllime politike. Asnjëherë! Opozita nuk mund të jetë kurrë e mendimit që, kur është opozitë, ta përdorë pushtetin për të përjashtuar, por përsëri ju them: hajdeni ta votojmë amendamentin, të marrim ekspertët më të mirë, t’i ulim dhe të përjashtojmë çdo mundësi abuzimi me këtë amendament…
Edhe një herë ju bëj thirrje: momenti është kritik. Po ju them se po bëni një gabim, më të rëndin që mund të keni bërë ndonjëherë, në qoftë se ju përdorni kartonët e zinj, të nxirë të krimit, siç i keni, në rast se ju përdorni sot këtu diktatin e krimit, si përfaqësues të tij, për të hedhur poshtë këtë amendament, i cili do të bënte historinë për shqiptarët, përndryshe ju garantoj se forca do t’ju shkulë nga këto karrige, përndryshe bëhuni gati, se në rrugët e sheshet e Shqipërisë do të ushtojë: “O djem, rrëmbeni armët, ja vdekje, ja liri! Kjo do të jetë!…”.
Sot nuk dihet se cili qëndrim i Sali Berishës në raport me Vetingun është i sinqertë, ai i dhjetorit të vitit 2018 apo qëndrimi ekstremist kundër i disa ditëve më parë. I shqetësuar kundër Vetingut në politikë sipas nismës së Lulzim Bashës ka reaguar edhe dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi, i cili është subjekt i amendamentit, për të treguar burimin e pasurisë. Malltezi ishte ndër të parët që reagoi kundër propozimit të Partisë Demokratike, duke i paraprirë qëndrimit të vjehrrit.
Një pozicionim kundër amendamenteve të Lulzim Bashës dhe rrethit të tij për një Veting në politikën shqiptare, ka sinjalizuar edhe Presidenti Ilir Meta, përmes të besuarve të tij politik. Deputeti i LSI, Petrit Vasili, e ka shpallur propozimin e Bashës një tradhti të madhe. Meta është subjekt i dyfishtë i Vetingut sipas amendamenteve të propozuara nga Partia Demokratike.(Shqiptarja.com)
Te gjithe ata qe mendojne se vetingu e propozon Basha eshte si ai i gjyqtareve gabojne. Perkundrazi vetingu Bashes nuk ka lidhje me vetingun e gjyqtareve sepse perjashton nderkombetaret nga procesi. Pra ne thelb vetingu Bashes do jete alla veting pd+lsi ku ne fund do dalin te gjithe te ndershem e te varfer. Pra nuk do te jete veting per politikanet por amnisti per politikanet
O sal Berisha, o komunist i djallit….nuk e kuptoj sa injorant jane bagetia qe te ndjek prapa dhe akoma te beson kur tani e verteta dihet qe i sherbeve komunizmit deri ne fund per ta mbajtur Shqiperine ne sketerre sic duan komunistat socialiste te PS-se se Edverit.lol
=
Let’s go Edver!
Shqipëria është vend muti, triumfon I korruptuari dhe hajduti.
Ky bastard duhet varur …te vene mend te tjeret….
Basha për të mundur Berishën duhet te flas për 21 Janarin.
O Doçi i doçerve
Berisha friken se njef dhe kte e la treguar tashme.
Sa per vetingun e politikaneve kjo eshte tashme pazari i rradhes mes Bashes e Rames nga ku I fituar gjithmone del Rama.
Berisha nje vote ka ne Parlament keshtu qe se ndalon dot pazarin atje. Por si po shifet ne PD ka shume vota , prandaj doni sdoni ju PD ja do zgjohet nga gjumi Bashian.
Ti i sqaruari budalla qe na e sali komunistin sy pa trembur e trim i cartur.
Ky plehra bashke me ju cecenet jeni trima se nuk ka drejtesi tju hedh prangat per ato qe beni e kercenoni
Cdo mengjez zgjohem se po mar ndonje lajm te mire per arrestimin e ketij krimineli qe ka veshur me te zeza mijra nena, hajdutit qe vodhi gjithe shqiperine per te pasuruar familjen e tij mafioze…..
Ha ha ha. Identik edhe une. Shfletoj gazetat cdo mengjes…pastaj … me bie vrulli dhe them me vete: ” As sot nuk paska LAJM.
Edhe une ….dhe shume si une.
Po nuk eshte kunder vetem Berisha e Meta ! Kam lexuar me dhjetra diskutime qe e kundershtojne kete projekt ligj ! Dhe nga njerez me me shume mend se keto ! Vertete po institucioni i deklarimit te pasurise, i dekriminalizimit, e sa institucione tjera cfare kane bere qe po e beka SPAK me mire ! Po na lexoni nje cike listen e patronazhisteve qe te shohim per ke votojne antaret e institucioneve sot ! Sa nga ato kane cilesimin – i pa percaktuar -…..tung
nuk rremben njeri pushken per ty o malok i piset qe bije era dhi……..
Per ju qe çdo mengjes zgjoheni te “habitur” pse nuk del lajmi i arrestimit te Berishes . Po ngase nuk ka asnje PROVE qe tjau mundesojne kte deshire ju kartifozeve te rilindjes. Ju ulerini se ka bere kete apo ate SEPSE KESHTU KENI LEXUAR NE GAZETA. Provojeni mblidhini gazetat edhe çojini ne SPAK dhe mos prisni lajmin qe do ju ekzaltonte dhe qe prape shpresoni ta merrni nga gazeta juaj.
Ose thuajini Meros STOP me shpifje dhe bini rehat
Per shqarimin, te shqaroj se edhe ti e ke satelitin mbrapa bythe se je njeri nga ata qe ke mbuluar me te zeza mijra nena dhe qe po pastron parate e pista te familjes tate shpirterore te Plakut Mere.
Saliu e ka damken nga Amerika per korrupsion.
Prandaj thote, hajdeni ti veme seicilit nga nje damke, qe te mos dallohem une i vecuar.
Une ne kete pike e mbeshtes kriminelin Berisha . Ai ua di mire te gjithve bemat qe i kane bere ketij populli . I marrc me vete kulishet e tu qe mballe ne keto 30 vjete demokraci .
ME vitingun e c’do lloi ruspie ne ate vende ,te gjithe te denuarit kthehen ne pozicionet ku ishin.Duke e filluar qyshe nga ADRIATIK palla.,PROKURORI I sb. Vetem nje revolucion i pergjithshem munde qe ta shfarose kete kaste mafiozesh qe nuke bene gje tjeter vetem se e vodhen ,dhe s’po lene gje pa bere per ta vrare e vjedhur akoma.A nuke po e shiheni se nuke po denojne njeri ne burge me te vertete , sepse e dine shume mire se po u denua vetem njeri me te vertete ,te tjeret qe kane qeverisur i shkojne vete mbrapa.Edhe shba do ta leje nje grope tjeter shume te keqe ,gjithmone hapur ,ate te mosedenimit te kriminelave shqiptare qe hodhen ne ere nje fshate te kryeqytetit me veprimtarite e tyre mafioze per demontimin e armeve ushtarake.