Vetëvendosje: Është e vërtetë që kemi rritur çmimet dhe ka varfëri por kjo qeveri s'po ushqehet nga xhepat e popullit të Kosovës

26 Tetor 2021, 10:36Rajoni TEMA

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti i është kundërpërgjigjur gazetarit Berat Buzhala, lidhur me një deklaratë të tij për ngritjen e çmimeve për produktet e konsumit.

“Qysh thojke Tinka Kurti kur kane qene ne opozite: Pushtetaret po e shqyejn mishin, ndersa populli po vuan per buke. Pse nuk e thirrshit edhe popullin me e shqy pak mishin?”, ironizon Buzhala.

Ndërkohë, Kurti në një postim në Facebook, tha se në Kosovë ka varfëri por qeveria nuk është se po ushqehet nga xhepat e popullit.

“Buzhala e pat shpallë varfërinë e mbyllur si koment ndaj një shkrimit tim. “Uria është tejkalu me Migjenin’, pohonte në një emision të dështun që prej edicionit të parë. Pra emisioni ka qenë humoristik. Ai sigurisht që dështoi se autori nuk e ka atë sens as atë aftësi. Por po e përmend veç me e rikujtu se qysh e ka trajtu çmimin e bukës. Me sarkazmë. Me cinizëm. Kurse tash po e përdor me sulmu politikisht. Kaq është meraku i tij. Prandaj nuk e kapërdin askush si shqetësim të tijin”, u shpreh ajo duke shtuar:

“Në Kosovë ka varfëri. Çmimet janë rritë. Ky është shqetësim i institucioneve. Kjo Qeveri nuk po ushqehet prej xhepave të popullit siç kanë vepru Qeveritë e partive që Buzhala ka qenë pjesë. Buka është e drejta e secilit e secilës”, përfundoi ajo.

4 komente në “Vetëvendosje: Është e vërtetë që kemi rritur çmimet dhe ka varfëri por kjo qeveri s’po ushqehet nga xhepat e popullit të Kosovës”

  1. Naim Frasheri says:

    Çfar Niveli Politikane .
    Mjer Kosova.

  2. timo says:

    Por prej xhepave të kujt!!!

  3. Fatosi-kosove says:

    JO kta nuk hane nga xhepat e shqiptareve, sepse shqiptaret tash skan as xhepa as lek ne xhepa sepse Kane kartat bankare, por sipas tinka kurtit kjo kopeja e VV-ces po hajne ate barin qe ish ministri vitia e ka sjellur nga europa !
    E mjer kosova qe ka zgjedhur qe bagetia ta komandon qobanin (popullin).

  4. BINI says:

    Po po po hanë nga xhepat por edhe nga bitha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje