VIDEO/ Udhëtonin për herë të parë së bashku, çifti humb jetën në aksidentin ajror

26 Tetor 2021, 10:25Bota TEMA
VIDEO/ Udhëtonin për herë të parë së bashku,

Një video tregon momentin tragjik kur një çift bashkëshortësh rusë është përplasur me avion, duke humbur jetën.

69-vjeçari Yuri Samofalov dhe gruaja e tij, 67-vjeçarja Tatyana Pokoevaya, sapo ishin nisur me avionin privat dyvendësh nga Moska, kur problemet në mjetin ajror bënë që ai të rrëzohej disa sekonda pas nisjes.

Biznesmeni dhe gruaja e tij gjetën vdekjen e menjëherëshme.

Autoritetet ruse njoftuan se avioni nuk kishte marrë leje për të udhëtuar për shkak të erërave të forta. Mediat ruse publikuan se kjo ishte hera e parë që çifti udhëtonte bashkë me avion.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje