Moderna: Një dozë e përgjysmuar e vaksinës e sigurt për fëmijët nga 6 deri në 11 vjeç

27 Tetor 2021, 10:26Bota TEMA

Kompania farmaceutike amerikane Moderna thotë se një provë klinike tregon se një dozë e përgjysmuar e vaksinës së saj për COVID-19 është e sigurt për fëmijët nga 6 deri në 11 vjeç.

Kompania thotë se vaksinoi më shumë se 4,700 fëmijë me dy doza me rreth 28 ditë diferencë. Rezultatet paraprake tregojnë se nivelet e antitrupave tek fëmijët ishin të njëjtat me ato të vërejtura tek të rinjtë, që morën dozën e plotë të vaksinës.

Moderna thotë se fëmijët patën efekte të lehta anësore nga vaksina si lodhje, dhimbje koke, ethe dhe dhimbje në vendin e injektimit. Numri i subjekteve të testimit ishte shumë i vogël për të zbuluar ndonjë efekt anësor të rrallë si miokarditi, një inflamacion i zemrës, i cili është zbuluar kryesisht tek djemtë e vegjël, ose të rinj që kanë marrë ose vaksinën Moderna ose Pfizer.

Moderna thotë se së shpejti do t’ia prezantojë rezultatet e studimit Administratës së Ushqimit dhe Barnave (FDA) dhe rregullatorëve të tjerë globalë të barnave. FDA do të takohet të martën për të shqyrtuar një aplikim nga Pfizer dhe partneri i saj me bazë në Gjermani, BioNTech, për miratimin e vaksinës për fëmijët nga 5 deri në 11 vjeç.

1 komente në “Moderna: Një dozë e përgjysmuar e vaksinës e sigurt për fëmijët nga 6 deri në 11 vjeç”

  1. Korcari1 says:

    Po te ishte e sigurte nuk do ndalohej nga te gjtha vendet Skandinave perkatesisht deri ne 30 vjet dhe me sa di Islanda per te gjitha moshat.
    E vetmja vaksine me sigurte deri tani eshte Novavax qe fillon ne dhjetor dhe eshte tradicionale si te gjitha ato qe kemi bere gjithe jeten

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje