Bota “mban frymën”, Kina revoltohet nga kontaktet ushtarake mes SHBA-së dhe Tajvanit

28 Tetor 2021, 22:10Bota TEMA

Kina ka përsëritur kundërshtimet e veta ndaj lidhjeve ushtarake në mes të Uashingtonit dhe Tajvanit, pasi presidentja tajvaneze, Tsai Ing-Wen, ka konfirmuar se një numër i vogël i trupave amerikane janë prezente në ishull.

Kina Komuniste, e cila e konsideron Tajvanin si territor të saj, dhe është zotuar për ta përfshirë atë nën regjimin e Pekinit – qoftë edhe përmes forcës – ka rritur presionin ushtarak në këtë ishull, duke përfshirë edhe lëvizjet e aeroplanëve ushtarakë kinezë në zonën ajrore të mbrojtur të Tajvanit.

Tsai ka thënë në një intervistë për kanalin televiziv amerikan CNN, se në Tajvan gjendet një numër i vogël i trupave amerikane, që ndihmojnë me trajnim.

Ajo ka thënë se beson që ushtria amerikane do të mbronte këtë ishull në rast të sulmit nga Kina. Komentet e saj kanë qenë të parat që ka bërë ndonjëherë ndonjë president tajvanez prej vitit 1979, kur është larguar kontigjenti i fundit amerikan nga Tajvani.

“Ne kemi bashkëpunim me SHBA-në me qëllim të rritjes së kapaciteteve tona për mbrojtje”, ka thënë Tsai për CNN.

E pyetur se sa zyrtarë ushtarakë amerikanë gjenden në Tajvan, ajo ka thënë se “nuk janë aq shumë sa mendojnë njerëzit”. Komentet e saj kanë nxitur reagime në Kinë.

“Ne e kundërshtojmë çfarëdo forme të këmbimeve zyrtare apo ushtarake në mes të SHBA-së dhe Tajvanit, kundërshtojmë ndërhyrjen amerikane në punët e brendshme të Kinës dhe tentimet për të provokuar tensione”, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Wang Wenbin.

“Politika ‘Një Kinë’ është themeli i marrëdhënieve politike Kinë-SHBA”, ka shtuar Wang.

3 komente në “Bota “mban frymën”, Kina revoltohet nga kontaktet ushtarake mes SHBA-së dhe Tajvanit”

  1. american16al says:

    Nuk e di Kina se sa ushtare american jane ne Tajvan ..???!!!
    Keto jane dengla qe do te thote: cfare t’u bej americaneve se ju ( tajvanezve) do t’u merrja kollaj…..????

  2. Al paci says:

    Jo tani po as per 50 viteve te ardhshme kina nuk e krruan me ameriken se e di ca e gjen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje