Një grup miliarderësh amerikanë marrin nismën për krijimin e mediave të reja kundër dizinformacionit

28 Tetor 2021, 20:55Bota TEMA

Një grup biznesmenësh me në krye miliarderët Reid Hoffman dhe George Soros ka ndërmarrë nismën e krijimit të disa mediave me synim luftën ndaj dizinformimit.

Grupi në fjalë do të drejtohet nga Tara McGowan, një ish-stratege e demokratëve e që deri pak kohë më parë ka drejtuar një OJQ të quajtur ACRONYM, e cila menaxhoi një fushatë të tërë dixhitale kundër Trump në shifrat që arritën në 100 milionë dollarë.

Në mbështetje të ACRONYM ishte edhe Hoffman, themelues i LinkedIn.

Ideja mbetet e njëjta: pas platformës së re qëndron i ashtuquajturi Informacion i Mirë që nënkupton informacion të bazuar në fakte.

“Ne po zbulojmë investitorët tanë, sepse ne besojmë – sidomos tani në këtë mjedis mosbesimi – kjo transparencë është me të vërtetë e rëndësishme”, ka thënë McGowan.

1 komente në “Një grup miliarderësh amerikanë marrin nismën për krijimin e mediave të reja kundër dizinformacionit”

  1. Erdogan rocks! says:

    Keta jane nje bande kriminelash e spekulatoresh bursash qe vjedhin paret e njerezve dhe do marrin pergjigjen e merituar me 2022.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje