Hëngri e piu dhe më pas e vrau; Shqiptari, 62 thika mbi rumunin

28 Tetor 2021, 10:29Kronika TEMA

Horror mund të konsiderohet ajo që ka kryer Erlin Hasa, një 35-vjeçar shqiptar në Britaninë e Madhe. I riu ka vrarë një person pasi e ka goditur me thikë rreth 62 herë. Dhe e gjithë skena është kryer në sy të njerëzve, të cilët kanë dëshmuar me sytë e tyre ngjarjen e rëndë.

35-vjeçari ka vrarë një 43-vjeçar nga Rumania, Marian Savu, baba i 3 fëmijëve. Ngjarja ka ndodhur në një shtëpi në zonën e Perry Barr në Birmingham. Ditën e incidentit, Hasa dhe Savu ndodheshin në shoqërinë e njëri-tjetrit së bashku me disa persona të tjerë. Në orët e para të mëngjesit të dy së bashku kanë konsumuar kokainë dhe më pas e kanë shpërndarë me njerëz të tjerë në tavolinë.

Por disa minuta më vonë, teksa viktima po qëndronte i ulur dhe po lexonte mesazhet e gruas në celular, Hasa mori thikën, i hodhi krahun në qafë sikur ta kishte mik të ngushtë dhe pretendohet se në këtë moment e goditi me thikë.

Savu u kap në befasi nga sulmi dhe ishte i paaftë për të mbrojtur veten. Hasa më pas u mundua që ta therte në fyt dhe ta godiste me thikë në trup. Personat e tjerë që ndodheshin me ta, u arratisën sapo panë që ndodhi sulmi.

Sidoqoftë, Savu mundi që t’i shpëtonte sulmeve për momentin dhe doli jashtë në rrugë në një kryqëzim. Por shqiptari kishte ndërmend ta çonte sulmin deri në fund. Ai e ndoqi rumunin dhe e goditi me thikë në mes të rrugës derisa i mori jetën.

Raportohet se Hasa e goditi me thikë edhe teksa rumuni po jepte shpirt. Babai i 3 fëmijëve humbi jetën pasi u mbyt nga gjaku i tij pasi një nga plagët i kishte prekur venat.

Pas vrasjes, Hasa shkoi në apartamentin e tij për të larë gjakun që kishte në rroba. Megjithatë, nuk ishte i vështirë identifikimi i tij, pasi vrasjen e kishin parë shumë dëshmitarë.

Në momentin e arrestimit, Hasa ka qenë i çorientuar, i lyer me gjak, por sipas mediave, nuk hezitoi që ta hapte derën kur në shtëpi i shkoi policia. Ai është dërguar në qeli dhe akuzohet për vrasje.

3 komente në “Hëngri e piu dhe më pas e vrau; Shqiptari, 62 thika mbi rumunin”

  1. "....nese gervish sadopak nje myslimon shqipfoles do te zbulosh arabin qe ai fsheh mes vetit!!! says:

    Tjeter turkoshqipfoles gjaxor ne black list e krimeve njerzore…….

    1. Matrapiku says:

      Caush Otoman, i etur per gjak.
      160. 000 Ottoman qe pushtuan Krujen (pa llogaritur dhe ushtaret e tjere Otoman ne krahinat e tjera Arberore), ngelen ne Arberi ku X (shumezim) me 4 (gra dhe femij.
      .
      Ne 20 vite u bene 1 miljon Caush gjakatar.
      Kuptojeni Arberia u zbraz pas pushtimit (terrorit) Otoman dhe u kolonizua ne 85% nga popullata Aziatike, ky eshte nje realitet me se i dukshem ne te gjitha aspektet.
      .
      Kaq te huaj dhe armiqesor me Arberin ishin kolonizuesit Ottoman sa dhe ….
      1. emrin Arberi e nderuan me Skipetar,
      2. flamurin me shqiponjen Bizante te Skenderbeut e nderuan me shkab,
      3. gjuhen Arberore me Turqizma,
      4. pushtimin Turk e quajten “Bashkjetes Vllazerore”, vllazeria e pushtimit vazhdon akoma edhe Sot, sipas Arnautve gazetar, politikan …

  2. Armand says:

    Po ti cfare gjaku ke nen lekuren tende?
    Ta kane mesuar gabim qe gjakun e percakton feja, te pakten ne Shqiperi.
    Ndonjehere me mire te te quajne arab sesa gjakprishur.
    Kush i ngjan me shume arabeve, shqiptaret apo greket?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje