Grabitësit e Niklës kërkonin lekët që Nazmi Çangu u kishte borxh

26 Tetor 2021, 20:40Kronika TEMA

Mediat kanë publikuar pamjet e kamerave të sigurisë, kur grabitësit mësynë banesën e biznesmenit në Nikël, Nazmi Çangu. Grabitësi i parë futet në oborrin e shtëpisë, në orën 1 e 26 minuta të datës 23 Tetor. Hajduti tenton të hapë 2 makinat e parkuara në oborr, e më tej lëviz pas vilës dhe hap këtë portë nga futen edhe grabitësit e tjerë. Më pas ai nxiton të dalë jashtë murit rrethues, siç edhe nga pamjet e filmuara nga kamerat e shtëpisë ngjitur, pasi kamerat e sigurisë së vilës së biznesmenit nuk punonin.

Fakti që kamerat e sigurisë nuk punonin, ka ngritur dyshime se autorët kanë patur dijeni për këtë fakt dhe vëzhgonin prej kohësh shtëpinë e biznesmenit. Gjithashtu ata kishin dijeni se ai mbante në shtëpi shuma të mëdha parash. Grupi hetimor që po punon për zbardhjen e grabitjes, ka siguruar objekte me të dhëna biologjike si gjurmë gishtat, si dhe një kapuç që dyshohet se i përket njërit prej grabitësve.

Krahas tyre është dhe një armë gjahu, fasheta plastike me ngjyrë të zezë pa pjesën mbyllëse, një fishek brave i këputur përgjysmë dhe kapaku i jashtë, si dhe një kapele e zezë me strehë. Provat janë dërguar për ekzaminim në laborator, nëse në to ka shenja gishtash.

Gjithashtu hetuesit mund t’i ndihmojë dhe dëshmia e familjarëve të biznesmenit Çangu. Vajza e biznesmenit, Xhelona Çangu në dëshminë e saj para oficerëve të policisë është shprehur nga e folura e grabitësve dyshon se ishin nga zona e Laçit dhe flisnin me kufje, por nuk dihet ende nëse ishin celulare apo pajisje të tjera elektronike.

Sipas deklarimeve të vajzës, njëri prej grabitësve ishte i pamaskuar, dhe kur ajo e ka pikasur ka dëgjuar një nga bashkëpunëtorët, duke i thënë “vendos kapuçin more budallë”. Sipas saj ata i kanë deklaruar që do marrin borxhin që u ka babai i tyre dhe do largohen.

Grupi hetimor këtë të martë i ka kërkuar kompanive celulare që të zbardhë thirrjet telefonike përreth banesës së familjes Çangu ditën që ndodhi ngjarja, çka mund të ndihmojë deri në zbulimin e grabitësve. Përveç parave biznesmeni ka pohuar në polici se autorët krahas parave i kanë marrë dhe një armë gjahu, një shotgan, bizhuteri e monedha flori.

4 komente në “Grabitësit e Niklës kërkonin lekët që Nazmi Çangu u kishte borxh”

  1. Ferdi says:

    Nuk paskan qene hajdute

  2. durimi says:

    Po nuk hengre hurdha nuk te mban ere goja, ky eshte nje biznesmen gangester…. Shikoni ish policin qe me “rroge” shteti u be i pasur…

  3. Jeff says:

    Po shotgani per cfare i duhej biznesmenit, kur dihet qe kjo arme jo vetem vret por dhe e masakron viktimen. Per arme te ketij lloji nuk jepet leje pasi jane te ndaluara me ligj ne tere boten.

  4. RROFT DEMOKRACIA says:

    ore pse nuk i gjeni hajdutet vet or gazetar ,e i lajmeroni po tju afrohet rreziku ! Nga dalin gjith kto te dhena qe po i lajmeroni se deri ku kan aritur hetimet e tja mbathin ! Ieni ber hetusa ,dedektiva , gjykates zbulusa e tani prit kur te na beheni edhe egzekutusa ! ROFT DEMOKRACIA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje