Nga Kimete Berisha
Për Albin Kurtin, plaku shqiptar kushton 100 euro!
Pse ore ti kujton se një plak kushton 100 Euro!
Pse mendon Ti se prindërit tanë janë në shitje!
Sa kushton Ti?
Mendon se mund t’ua blesh pensionistëve votën me 100 Euro?
Harroje.
I merr për budallenjë ti pleqtë?
Me qenë ata budallenjë nuk e kishin mbërri pleqërinë!
Gjithë ditën e kam kaluar me pensionistë!
Duke lobuar të votojnë kundër Vetëvendosjes!
Ata nuk do ta japin Ty votën edhe nëse ua jep 1000 Euro!
Nëse vjen puna deri aty, ne i paguajmë dyfish prindërit tanë dhe nuk do të lejojmë t’i ‘blesh’ Ti!
Veç shqiptarët e konsiderojnë plakun ‘të përdorshëm’ dhe të manipulueshëm.
Nuk mund të jesh budalla edhe të plakesh!
Pa qenë super egoist dhe i mençur nuk e arrin dot pleqërinë (nejse, respekt për fenë që na mëson se jeton aq sa e ka shkruar Zoti).
Pleqëria është mençuri supreme.
Mençuri do të thotë të jesh egoist, ta duash veten, e jo të shkrihesh për tjetrin e ta harrosh veten.
Që thotë ajo kënga e poshtër: E harrova veten, tuj mendu për Ty!
Kur ia jep pensionistit 100 Euro para zgjedhjeve, kësaj i thonë ‘trafikim me pleq’. Po.
Kjo është lojë me ndjenja të pensionistëve.
Por Loja i barazon njerëzit.
Në lojë nuk ka moshë.
Prandaj, loja është kujtimi ynë më i bukur.
Nuk mund të luash me pleq. Bindu.
P.S. Të gjithë kundër Albin Kurtit që mendon se i blen shqiptarët (kaq lirë)!
Bravo, Znj. Kimente ,
Na keni plaçkit qe 20 vite se nuk i njohin Diplomat e UP në vitet e 90. Njejt si Serbia. Ta zëmë për dhjetë vite i pensionuar 120 muaj X 50 Euro = 6.000 EURO – PLAÇKË.
I keni njohur Diplomat e Serbëve që janë ilegale në Veri të Kosovës por neve shqiptarëve jo, dhe kjo po na kujton kohën e kriminelit dhe bashkëpuntorëve të tij Millosheviqit. Kur si njeh diplomat shtetit tëndë do të thotë se je kundër shtetit dhe Kushetutës së Kosovës.
Për faqe të zezë, jeni me diplomat që i keni marrë po nga këta profesorët dhe kjo nuk iu pengon etj etj.
Mos mendoni që mashtrohemi me disa Euro për të ble dinitetin ton për t’ua dhënë votën. Asesi kemi punuar për dhjetë vite thuaja pa pages dhe nuk jemi gjunjzuar e pas plaçke tash po afroni lëmosh për një votë. Padrejtësit dhe poshtrimet që po na i bëni me ketë lëmosh nuk ofroni knaqësi përkudrazi po përpiqeni të blini dinjitetin tonë. Shikojnei veten tauj çfarë jete në Marigona Hill e ne as barëra nuk kemi mundësi të blejmë dhe vuajmë nga skamja. TURPI ska fund si edhe poshtërsia me me manipulimet e juaja.
Bravo Kimete!
Mundohet Albini me ja hudh pjeses me te mencur te popullsise shqiptare ne Kosove. KULMI edhe kush pa,dueti bukurosh Albin Vjollca.
Kimete,je nga te paktat ne Kosove qe te lexojme me qef.Deri ne fund.