Valentina Leskaj: Do nxisja ndryshime në PS, shumë të rinj refuzojnë modelin e shoqërisë që ne kemi ngritur

28 Tetor 2021, 17:18Politika TEMA

Valentina Leskaj ka shumë rezerva për mënyrën sesi kryeministri Edi Rama po drejton vendin.

Në promovimin e librit, Leskaj tha se në PS duhet që të nisë nga pastrimi i brendshëm.

“Do dëshiroja, do të shpresoja dhe do nxisja ndryshimin e vetvetes edhe të Partisë Socialiste”.

Leskaj thotë se të rinjtë zgjedhin largimin pasi nuk janë dakord me modelin shoqëror.

“Ikin për një vend pune, ikin për një pagë më të mirë. Por ka shumë të rinj që refuzojnë modelin e shoqërisë që ne kemi ngritur”.

Valentina Leskaj ka mbajtur detyra të rëndësishme dhe gjatë kohës kur PS-ja ishte në opozitë ajo ishte numri dy i Kuvendit.

1 komente në “Valentina Leskaj: Do nxisja ndryshime në PS, shumë të rinj refuzojnë modelin e shoqërisë që ne kemi ngritur”

  1. ppa says:

    Leskaj, nje deputete e Vlores ; e paafte klasike; sillej urte e bute, sa ishte fjala per t’u zgjedhur, pastaj t’i drejtoheshe si deputete, te degjonte dhe te jepte zgjidhje si idiote, prap ashtu urte e bute dhe tigani bosh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje