E moshuara tregon tmerrin pas tërmetit në Bulqizë: Nuk mund të ngrihesha se isha me këmbë të thyer, fëmija tentoi të hidhej nga dritarja

29 Tetor 2021, 11:58Sociale TEMA

Dita e stome nisi mes frikës dhe panikut për banorët në Bulqizë, për shkak të lëkundjeve të forta të tërmetit me magnitudë 4.7.

Një banore ka treguar për “Top Channel” panikun që ka përjetuar. Ajo u shpreh se fëmija nga frika ka hipur mbi dritare e ka tentuar të hidhet poshtë, por fatmirësisht është ndaluar nga nëna e tij.

“E përjetuam shumë keq. Erdhi nusja se e dëgjoi tërmetin, unë nuk mund të ngrihesha se isha me këmbë të thyer, erdhi nusja dhe më ngriti. Fëmija kishte ik e kishte hipur në penxhere e do të hidhej prej penxhereje. E kapi nusja e nxori përjashta. S’kishim çfarë të bënim dolëm jashtë, se frikë është se luajti vendi, u tund.”, u shpreh banorja.

Zonja tha se shtëpia e saj është tanimë e pabanueshme si pasojë e dëmtimeve të shkaktuara nga tërmeti. “Shtëpia është dëmtuar shumë. Është e pabanueshme, se nuk flas kot. Të më mbrojë fëmijët, të shpëtojnë fëmijët, se unë jam e vdekur jam e vjetër. Fëmijët me rrojne me frike, hyjne me frike brenda”, tha e moshuara.

Ndërkohë, grupet e verifikimit te njësive Shupenzë, Zerqan, Gjorice, Ostren, Trebisht, Martanesh dhe Fushe Bulqize po vijojnë punën ne terren për te parë më nga afër situatën.

Lëkundjet me magnitudë 4.7 u ndjenë 56 km në verilindje të qytetit të Tiranës, si dhe 16 km në perëndim dhe veriperëndim të Maqedonisë së Veriut. Thellësia e lëkundjeve ishte vetëm 10 km, sipas raportimeve të “EMSC”.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje