Ermal Mamaqi ka folur për trajnimet që bën, për t’iu treguar të tjerëve se si të bëhen të suksesshëm.
Ai u shpreh se kishte 10 vite që trajnohej për t’u bërë një spiker motivues.
“Gjëja më e vështirë në Shqipëri është të shesësh mend, dhe t’i shesësh mend një shqiptari është e pamundur.
Unë nuk jam për njerëzit që janë të përndritur dhe të bllokuar në ato mendimet e tyre fikse, që nuk mund të marrin ndonjë informacion më tepër nga ato që dinë dhe nuk ndryshojnë ato mendime që kanë.
Unë e ofroj një pjesë të jetës time, që besoj është misioni i jetës time, duke kontribuar për ti treguar njerëzve që duan të dinë se si është rruga drejt suksesit.
Shumë njerëz nuk e dinë që unë kam 10 vite trajnohem për tu bërë trajner, spiker motivues.
Kjo është psikologji moderne, arsyeja pse njerëzit vinë dhe motivohen dhe marrin aksion të menjëhershëm është sepse në këto trajnime shpjegohet formula e suksesit.
Mënyra se si të zhvendosesh nga një pikë në tjetrën, si të rritesh në profesion, në ndjenjat e tua, ose të shijosh atë që ti ke.
Këtu është problemi te mendimet”, tha Ermal Mamaqi.
Ai u bë objekt debati kohë më parë, pasi merrte shifra të majme për trajnimet që bënte.
Kush eshte ky?, mos valle mendon qe eshte si Elon Musk? E paska kapur deliri i madheshtise.Te trajnohesh nga ky tipi me 8 klase shkolle, duhet te jesh me te vertete i deshperuar nga jeta.
Si ky ka plot. Por perpara se te gjykoni alla shqiptarçe sic e keni zakon, qetesohuni pak dhe reflektoni. A keni nevoje per dicka te tille? Nese jo, injoroheni dhe kaq, mos ofendoni te tjeret. Nese keni nevoje, ne cfare niveli ju nevojitet: fillestar, i mesem apo i avancuar? Ne baze te kesaj pastaj krahasoni CV e speaker-ve shqiptare me ata te huaj, cfare ofrojne, ku dhe sa dhe pastaj merrni vendimin.
Kete tipin personalisht nuk e pelqej, teper teper bajat ne te gjitha programet qe ka bere. Por ama ka bere dicka, ka hasur ne personazhe, veshtiresi, momente te caktuara ne rrethana te caktuara dhe mbi te gjitha, mundohet te rrise nivelin e tij. Shume nga keta personazhe kane dhunti ne te shprehur, ne te argumentuar dhe per shumicen jane te mjaftueshem qe te pejcjellin nje mesazh, qofte ky i “zotit”, pra predikuesit fetare, apo ata te biznesit apo rritjes personale.
O mik, “ne hame ate qe na servirin”,kete artikull n’a kane servirur ,dhe kete po komentojme.Qe te japesh para per te marre keshilla nga Ermali, do te thote qe vertete ke nevoje per keshilla, por nga dikush qe ja vlen.Ermalin e kemi degjuar mjaftueshem sa per te dhene nje mendim per te.Gjithsesi se sa vlen ai do te shihet se sa vete (jo miq te tij) do te mbledh ne konferencat.
Jepini shqipo ja ku i keni VIP-at: kjo specia, sazan guri, fred cako, ata qe mburren se jemi nga Hoti, Ilir Meta kur ben shqiponjen etj etj pafund. Ja keto pelqejne e duan shqipot dhe pastaj cuditen si ka mbetur ky popull i fundit ne histori ne cdo drejtim
Tè njejten gje do broçkullisja edhe une, po tè isha burri i amit…go and fuck yourself…!
kush i degjon kete qurravec.. keta vjedhin ne shqiperi edhe kujton se do vjedhin edhe jashte..
Kete e ka trainuar Ami. Tani belbezon me pak.
Të mendosh me pozitivitet mbase duket ndoshta një temë e vështirë ‘për tu përtypur’ dhe o burra duhen bërë trajnime, por njerëzit trajnohen më tepër nga jeta se nga trajnimet e personave që bazën e suksesit të tyre e kanë diku tjetër.
Nëse njerëzimi nuk do mendonte me pozitivitet dhe do varej nga trajnimi që japin 10 biznesmenë që duan të ‘shesin mendjen’ do na kishte marë lumi me kohë.
Pozitivitet është të rrish me familjen tënde e të shpenzosh kohë me ta e jo të bredhësh në Zvicër tu marësh lekët kosovarëve për trajnime VK.
Jeta është befasuese , je këtu sot po mbase nuk je këtu nesër.
Nëse do që të bësh mirë ndihmo hallexhinjtë, fëmijët e varfër e të pashkollë në Shqipëri , ndihmo ata që skanë mundësi të shkojnë në shkollë nga varfëria dhe shëndeti. Mësoju ABC-në dhe jepu një lugë gjellë.
Kuptohet që nëse mendon me pozitivitet nuk duhet të thuash që kjo është punë e shtetit …..smë plas raku.
Shteti shqiptar është turpi i botës . Një shtet i korruptuar dhe i degjeneruar në palcë që drejtohet këtu e 30 vjetë nga të më korruptuarit (që ka njohur dhe do njohi ndonjëherë Shqipëria).
Një shtet që i lë shtetasit e tij rrugës. Që i lë të kujdesen për veten e tyre. Sepse shtet shqiptar nuk ka .
Hap një fondacion dhe bëje këtë. Pêrkushtojiu bashkë me Amin për jetë dhe bashkë me çdo njeri tjetër që do tju ndihmojë.
E para e punës do ta shikosh se jo vetëm që do përmbushesh nga ana shpirtërore e do ta shikosh çfarë ështé të mendosh me pozitivitet , por nga ana financiare pas 10 vitesh do bëhesh miliardier.
Do bëhesh miliardier jo duke mbledhur paratë e fondacionit e ti fusësh në xhep!!!
Do ta shikosh vetë se si do pasurohesh shumë shpejt.
Mos u bë viktimë e prediktimeve e të bërit biznes FB type me trajnimet ‘ fjalë që i mer era’ dhe misioneve humanitare ‘ fetare’.
Këto janë të zezat që mban Toka mbi shpinë.
Ata që bëjnë sikur po të ‘shesin mendjen’ dhe ti marin lekët kot . Ata që ti marin lekët kotë duke bërë 3 orë reklamë ( i ndërtuam shtëpi një të varfëri ?) në dhjetë kanale televizive ndërkohë që shumicën e parave të mbledhura të fondacioneve ua dërgojné grupeve ekstremiste në Arabinë Saudite.
Këto nuk janë as mendime pozitive e as veprime pozitive ,por veprat e djallit.