Gjiknuri e paditi për shpifje, Bardhi: Mezi po pres gjyqin! Ka bërë mirë që ka marrë avokat, do i duhet gjatë

29 Tetor 2021, 14:56Politika TEMA

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gament Bardhi ka reaguar pas denoncimit të bërë nga sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri.

Ky i fundit paditi Bardhin për shpifje sa i përket udhëtimeve të këtij të fundit në Maltë, ndërsa në reagimin e bërë pak çaste më parë, Bardhi ka thënë se Gjiknuri kishte bërë mirë që kishte marrë avokat pasi do i duhet gjatë.

“Damian Gjiknuri ka bërë shumë mirë që ka ndjekur këshillën time për të marrë avokat, do i duhet për gjatë, veçanërisht për në SPAK.

Mirëpres çdo padi ndaj çdo deklarate times nga dita e parë e angazhimit në politikë, e deri në ditën e fundit. Mezi pres seancat gjyqësore për të dorëzuar provat e pakontestueshme që paraqita dje në Kuvend dhe shumë të tjera që për efekt kohe nuk munda.

Damian ruaj qetësinë, se ndryshe duke u përpjekur të gënjesh, pranon të vërtetën.

E vërteta të ka bërë të pohosh sikur unë kam thënë se ke bërë 17 udhëtime me mafiozët e incineratorëve, kur unë të listova vetëm 15 udhëtime. Në fakt janë fiks 17, sepse dje nuk përfshiva ato të datës 01.09.2010 dhe 27.01.2012. Faleminderit që më konfirmon”, shkruan Bardhi.

4 komente në “Gjiknuri e paditi për shpifje, Bardhi: Mezi po pres gjyqin! Ka bërë mirë që ka marrë avokat, do i duhet gjatë”

  1. Ilir says:

    More, por nuk zune mend keto te PD-se me keto shpifje?
    Bejne si gariba keto femrat LGBD to PD ne fillim, pastaj kur humbin dhe duhet te paguajn nuk ndihen me. “jo” thone ne gjygj ” nuk e thashe une kete. Une fola ne emer to partise”
    Ik moj moter mos e trash shume zerin se prap si femer te del sa do te perpiqesh.

  2. Tirona says:

    SPAK-ut i kane ardhur nga Sateliti ????‍♂️?filmimet me levizjet dhe komunikimet qe ka bere ky Skuthi i PD me vrasesit e nje qytetari ne rruget e Elbasanit. Dosja per kete skuth eshte gati ne tavolinen e SPAK-ut

  3. On says:

    Ne perendim dhe 1 udhetim te vetem te kesh bere me nje nga ata qe perfiton pune publik apo rastesisht ti jesh dhene doren diku e nuk te ndahet me prokurori….ne Shqiperi gremisesh duke u kthyer nga kazinoja me nje nga kta ne makine e ministri thote eshte normale

  4. Hajro Lula says:

    Keta intrigantet e PD-se se c’pesojne ne trute e kokes ……keshtu thosh dhe Zeni i babait per gjykaten amerikane te Florida-s , eshte tjeter presioni mbi akuzusin , dhe tjeter fitorja ne gjykate …..dhe Zeni mori kamionin ta mbushte me miliona dollars , nga demshperblimi qe do merte nga gazetari amerikan …….mori noc rokun madje dhe me gunga …..keshtu dhe ky dylberi ……bejne cubin para gjyqit , kur humbasin ama zhduken , nuk japin te dhena secu be me gjyqin ?? Sa u denuan ?? Bejne sikur harojne …….sa gjyqe ka humbur Saliu ??? Sthote gje ama , ben te nderzhmin e dynjase , kur dihet qe eshte me i dhieri , me plera , me bajga …….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje