Rritet numri i rasteve të reja me koronavirus në Kosovë, asnjë viktimë në 24 orët e fundit

29 Tetor 2021, 15:22Rajoni TEMA

Janë rritur sërish rastet me COVID në Kosovë në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë regjistruar 28 raste të reja me COVID-19, ndërsa nuk është shënuar asnjë viktimë.  

Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.707 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.558.528 doza të vaksinës.

Deri më sot 720.378 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Sot janë shëruar 25 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.317.  Në total numri i rasteve aktive është 431.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje