Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i tha ministrit të Punëve të Jashtme të Kinës, Wang Jiem, i cili ndodhet për vizitë dyditore në Serbi, se Beogradi e mbështet politikën “Një Kinë”.
“Faleminderit për mbështetjen e integritetit territorial të Serbisë. Ju po e bëni atë në të njëjtën mënyrë sikurse Serbia, e cila mbështet politikën e një Kine”, tha Vuçiç.
Sipas politikës “Një Kinë”, Kina kontinentale dhe Tajvani janë pjesë të patjetërsueshme të Kinës së bashkuar. Serbia, në anën tjetër, nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, e cila është shpallur në shkurt të vitit 2008.
Vuçiq tha se Serbia nuk ka çështje të hapura me Kinën në sferën politike dhe se të dyja vendet bashkëpunojnë shkëlqyeshëm në të gjitha institucionet dhe organizatat ndërkombëtare.
“Miqësia jonë është e sinqertë, e madhe dhe nuk është çudi që shpesh e cilësojmë të çeliktë”, tha Vuçiç. Ai tha se fakti që Kina dhe Serbia e kanë trefishuar shkëmbimin tregtar në pesë vjet, pasqyron më së miri marrëdhëniet e ndërsjella.
Serbia është pjesë e nismës shtetërore kineze “Brezi dhe Rruga”, së bashku me vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore. Me këtë nismë është paraparë ndërtimi i tubacioneve, rrugëve dhe projekteve të tjera infrastrukturore.
Ministri i Jashtëm kinez tha se zhvillimi i bashkëpunimit është në të mirë të qytetarëve të të dyja vendeve. “Ne jemi krenarë për zhvillimin e marrëdhënieve tona”, tha Wang. /REL
Of course , but integrity of Serbia has nothing to do with the land of Albanian people ; same thing we do: we are supporting the unifications of Albania too, mister Vucic
1- Pafillua serb del hapur kunder politikes se jashtme amerikane dhe asaj evropiane. Ai del hapur ne mbeshtetje te kundershtarit (pa frike mund ta quash armik) numer nje te Amerikes.
2- Pafillua serb me qellim identifikon Kinen me Serbine, respektivisht Tajvanin me Kosoven. Ndryshimi i madh ne kete pike eshte ne perberjen e popullsise se Tajvanit dhe te Kosoves. Tajvani perbehet etnikisht nga fiset kineze ne masen 95-97 perqin, ndersa Kosova popullohet nga shqiptaret ne masen mbi 90 perqint….Pra me djallezi pafillua serb i “tergon” botes se Kosova popullohet nga serbet…
Me ben pershtypje miopia e Kurtit qe nuk di te vleresoje si duhet konjukturat nderkombetare dhe ta ndertoje aleancen per “luften” kunder Serbise, duke u mbeshtetur ne interest perendimore. Mos akordimi i politikes se tij te jashtme, sidomos ne drejtim te Serbise, me Ameriken, i sjell vonesa integrimit te Kosoves ne Evrope dhe bote. Kurti duhet te kuptoje njehere e mire se interest perendimore dhe ato shqiptare perputhen. Ai nuk duhet te hiqt “orgjinal” dhe te mesoje perendimin se ceshte me mire per te, por te kooperoje me shume me ta dhe vecanerisht te degjoje se ci thote Amerika. Vecanerisht Kurti nuk duhet te beje veprime te njeanshme dhe pa u konsultuar me aleatet, kur eshte fjala per probleme qe jane ne liste per tu disutuar me Serbine. Demagogjine se ai “eshte per bisedime”, duhet ta perdore kunder serbit dhe jo me aletaet tane. Ata dine me shume dhe kane me shume resorse se sa Kurti. Lufta qe beri Amerika per ta cliruar Kosoven, nuk eshte “nje loje”, prandaj Kurti nuk duhet te “luaj” me Ameriken. Ai duhet te besoje tek Amerika dhe te “luaje” me Serbine, gjithmone brenda “politikes zyrtare perendimore” te bisedimeve. Politika e “faktit te kryer” qe shpesh ndjek Albini ne politiken me Serbine, nuk eshte strategji e mire. Ajo jo vetem ve dyshime ne sinqeritetin amerikan, por con problemin e Kosoves mbrapa, sepse u jep mundesi Kines dhe Rusise te “japin mend” Amerikes dhe Evropes per te zgjidhur problemet evropiane(problemin e Kosoves).
Kosova nuk mund te jete “pucer ne bythe” te Evropes, sic po e ben Albini, por shembull i bashkepunimit dhe tregues se cmund te behet kur bashkepunon me miqte….