Hashim Thaçi mbetet në burg, refuzohet sërish kërkesa për lirim

27 Tetor 2021, 19:00Rajoni TEMA

Paneli i Gjykatës së Apelit në kuadër të Gjykatës Speciale ka lënë sërish në paraburgim ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, duke refuzuar kërkesën e tij për t’u liruar.

Sipas Apelit, Thaçi ka dështuar të dëshmojë se pse vendimi paraprak ka qenë i paarsyeshëm për rreziqet nëse ai lirohet.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi së bashku me disa ish-zyrtarë të tjerë të lartë të UÇK si Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi e Kadri Veseli janë vënë nën akuzë për krime lufte.

Para këtij vendimi, Gjykata Speciale i bëri një kërkesë Policisë së Kosovës mbi kapacitet për të ruajtur dhe garantuar sigurinë e të akuzuarve nëse caktohet masa e sigurisë arrest shtëpiak.

1 komente në “Hashim Thaçi mbetet në burg, refuzohet sërish kërkesa për lirim”

  1. Ja bere vete vetes, sigurisht me kobure ne koke says:

    Hashi ta hengren koken francezet dhe serbet. E ngrite vete Gjykaten Speciale. Sigurisht qe te detyruan dhe te vune koburen ne koke. Por me mire te kishe dhene doreheqjen dhe te jtoje i lire sesa ne burg me nje gjykate qe e krijove vete. Me vjen keq, sinqerisht!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje