Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka komentuar të martën një deklaratë të ambasadorit gjerman në Prishtinë, Jörn Rohde, rreth ndalesës që u është bërë boksierëve të Kosovës për të marrë pjesë në një kampionat në Serbi, duke thënë se ambasadori nuk ka reaguar kur sportistëve serbë dhe klubeve serbe u është ndaluar pjesëmarrja nëpër kampionate.
Vuçiq ka thënë se boksierët nga Kosova nuk janë lajmëruar për pjesëmarrje në Kampionatin Ndërkombëtar të Boksit, që po mbahet në Beograd.
“Është mirë që ambasadori gjerman në Prishtinë nuk ka reaguar kur u është ndaluar pjesëmarrja sportistëve tanë dhe klubeve tona, të cilat vetëm kanë dëshiruar të luajnë futboll. Siç mora vesh, ata nuk janë lajmëruar për pjesëmarrje, por vetëm kanë bërë shfaqje në kufi, kështu që, sinqerisht, nuk mund të merrem çdo gjë”, ka thënë Vuçiç në selinë e partisë së tij, Partia Përparimtare Serbe.
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, ka thënë të martën se politizimi i sporteve nuk është kurrë ide e mirë.
Duke komentuar vendimin e fundit të autoriteteve serbe, që t’ia pamundësojnë pjesëmarrjen ekipit të Kosovës në Kampionatin Ndërkombëtar të Boksit, që po zhvillohet në Beograd, Rohde ka cituar reagimin e Bashkimin Evropian duke thënë se normalizimi afatgjatë i raporteve dhe pajtimi i qëndrueshëm mes shoqërive fillon me shkëmbimet intelektuale, kulturore, sportive dhe artistike.
Ai ka bërë këtë reagim duke iu referuar deklaratës së njëjtë që ka dhënë zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, për Radion Evropa e Lirë.
“Parandalimi i boksierëve nga pjesëmarrja në Kampionatin Ndërkombëtar të Boksit shkon në drejtim të kundërt. Fatkeqësisht ky është shembull i Ballkanit të mbyllur dhe jo të hapur”, ka thënë Rohdes, në një postim në rrjetin social, Twitter.
Kampionati ka nisur në Beograd më 24 tetor dhe do të zgjasë deri më 6 nëntor.
Autoritetet në Kosovë kanë thënë se nuk pengojnë sportistët që prezantojnë Serbinë, por tentojnë të ndalin aktivitete sportive paralele që zhvillohen në Republikën e Kosovës nga klubet serbe.
“Ato klube janë anëtare të federatave serbe, të cilitdo sport dhe zhvillojnë ndeshje të ligave të Serbisë në territorin e Kosovës. Kjo është ajo që nuk lejohen te ne”, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Kosovë, Daulina Osmani.
Osmani ka thënë se Kosova është duke ndërhyrë në sportin ilegal dhe se Ministria e Kulturës nuk është kundër klubeve të komunitetit serb.
“Janë dy ligje që shkelen, është Ligji për Sportin dhe e dyta sipas raporteve të Policisë së Kosovës që i kemi marrë, për çdo aktivitet që zhvillohet duhet të lajmërohet Policia 72 orë më herët. Këto organizata, këto klube, asnjëherë nuk i paralajmërojnë aktivitetet e tyre në polici”, ka shtuar ajo.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Albin Kurti, ka thënë të hënën se, vendimi i Serbisë për të mos lejuar pjesëmarrjen e sportistëve kosovarë në Kampionatin Botëror të Boksit paraqet “shkelje të normave ndërkombëtare të sportit”.
“Serbia duhet ta tregojë forcën e saj në ringun e boksit, jo në kufi”, ka thënë Kurti në Twitter.
Kryetari i Federatës së Boksit të Serbisë, Nenad Borovçanin i ka thënë televizionit serb Pink më 25 tetor se Kosova nuk është paraqitur për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të Boksit që po mbahet në Beograd.
“Kosova nuk është në listën e 103 shteteve, i ashtuquajturi shtet i Kosovës. Janë 103 vende pjesëmarrëse ndërsa Kosova nuk është aty sikurse as boksierët e tyre”, ka thënë Borovçanin.
Sa i takon ndalimit të hyrjes së sportistëve nga Kosova në territorin e Serbisë, Borovçanin ka thënë se bëhet fjalë për “gjoja ndalim”. Sipas tij, kjo është një përpjekje për “politizimin e sportit, mashtrim dhe manipulim”.
“Mua më vjen keq që bëjnë provokime të tilla dhe në këtë mënyrë po e politizojnë dhe po e keqpërdorin sportin..sportistët. Sporti është i pastër dhe duhet të mbetet i tillë. Për çfarë arsye (nuk janë lejuar të marrin pjesë) ne do të informohemi shpejt dhe do të njoftojmë zyrtarisht”, ka thënë ai.
Më 26 tetor, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit i Kosovës, Hajrullah Çeku, ka paralajmëruar se, gjatë kësaj jave, Kosova do të vendosë për ndalimin e zhvillimit të “aktiviteteve sportive paralele” serbe.
Sipas tij, në Kosovë funksionojnë shumë struktura paralele të federatave serbe, në kundërshtim me ligjet e Kosovës.
Kosova është dashur të përfaqësohet këtë vit në Kampionat nga tre boksierë: Bashkim Bajoku, Shpëtim Bajoku dhe Patriot Behrami.
Vuçiç ka një mënyrë shumë të bukur të open Balkan, Ballkani duhet të jetë i hapur vetëm për Serbët… ngatërron me qëllim paligjshmërinë me ndalimin për arsye politike… Strucllëku të çon në greminë …
ORE PEDE PO TE PAKTEN FALJE NUK ESHTE TURP TE KERKOSH ORE HAJVAN se nuk DREJTOHET SHTETI Duke u MBESHTETUR tek keqdashesit vetem dhe pastaj PRETENDON per BALLKAN TE HAPUR.
Vuqiqi e ndien trysnine qe po i ushtrohet kohet e fundit si brenda Serbise e jashte saj, nuk di si ta mbuloje qenen e tij prej çetniku gjakatar,me duket se ato kacavirrjet nuk i bejne me pune.Fakt qe bota po tregohet me pak hipokrite ne Kosove karshi tij,e ben shume nervoz,sepse ja heq ate kenaqesine qe i japin efektet kur ndes fitila ne Kosove.
Ne thelb kemi te bejme me dy sisteme qe nuk komunikojne me njeri tjetrin. Ishte Albini i pari qe me “elegance” shpiku teorine e “reciprocitetit”.
Ai, fillimisht e kerkoi “reciprocitetin” si parakusht per bisedime. Duke qene se kjo teori nuk kish llogjike, ai e modifikoi ate me “bisedimet nuk kane alternative”, por ne praktike nuk hoqi dore nga “reciprociteti”. Jemi deshmitare se si ky i famshem “reciprocitet” ka acaruar ne kulm marredheniet e Kosoves me Serbine, por edhe marredheniet e Kosoves me Perendimin. Po ashtu ky reciprocitet ka arritur “fitore” si te Piros se Epirit. Ne praktike Kosova eshte bere me shume rrumpalle, por Kurti mendon se Kosova po i “tregon vendin” Serbise.
Perendimi eshte vene ne pozite te veshtire, sepse ai ka platformen e bisedimeve para marrjes se vendimeve. Nga ana tjeter sic kemi pare kohet e fundit, Kurti ka vepruar ne menyre te njeanshme dhe nuk biseduar paraprakisht per probleme qe kane te bejne me marredheniet me Serbine.
Serbia i ka shfrytezuar keto veprime “te njeanshme” te Kurtit, per te promovuar ne bote teorine se Kosova eshte pjese e Serbise…
Eshte e veshtire te thuhet se kush fiton me shume nga ky sistemi qe nuk komunikon.
Per mua me duket se kjo eshte thjeshte “loje” qe nuk i dihet rezultati. Ajo qe me ben pershtypje eshte se Vuciqi ne menyre “vulgare”, me veprimin e fundit qe nuk la boksieret kosovare te marrin pjese ne kete eveniment nderkombetar, duket sikur po perkrah teorine “elegante” te reciprocitetit te Kurtit. Ai jo vetem kaq, por “reciprocitetin” e Kurtit po e modifikon. Kurti e perdor reciprocitetin ne marredheniet midis atij dhe Vuciqit. Vuciqi po e zgjeron kete reciprocitet edhe per marredheniet nderkombetare. Qellimi i Vuciqit eshte i qarte. Ai nepermjet acarimeve te panevojshme dhe “vulgare”, synon nderkombetarizmin e problemit.
Nga ana tjeter Kurti tregohet naiv. Atij nuk i intereson acarimi i problemit dhe nderkombetrizimi i metejshem i tij. Kosoves i intereson qe ky problem te mbetet midis Kosoves dhe Serbise Zgjidhja e problemeve te perbashketa nen kujdesin e Evropes dhe Amerikes, eshte e vetmja platforme qe i jep mundesine Kosoves te kete sukses dhe “ti tregoje vendin” Serbise. Kurti duhet te mundohet te kuptoje se jo gjithmon “grindjet” e pafundme jane ne interes te Kosoves. Ato imponojne te futen ne valle edhe lojtare te tjere te OKB, sic eshte Rusia dhe Kina qe do balanconte forcat si kunderpergjigje serbe ndaj aleateve tane qe jane Evropa dhe Amerika….
Ashtu kot po ja fut shume kot sepse nuk është fjala per Kurtin por per shtetësinë e Kosovës por besoj se është e kote te ta them sepse ndoshta ty te intereson me shume corba sidomos ajo e prishura….