Rritet numri i të infektuarve me Covid në Kosovë, asnjë viktimë në 24 orë

26 Tetor 2021, 15:15Rajoni TEMA

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, 20 persona kanë rezultuar pozitiv me koronavirus nga 2.072 testime. MSH njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 31 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.256. Në total numri i rasteve aktive është 427.

MSH po ashtu njofton se në 24 orët e fundit janë dhënë 10.381 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.542.975 doza të vaksinës. Deri më sot 707.296 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje