Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e saj të fundit, vendosi sanksione ndaj 7 personave dhe një kompanie, të dyshuara për lidhje me grupimin ushtarak libanez Hezbollah.
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schëarz deklaroi se këto sanksione vendosen konform Rezolutës 1373 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për lidhjet e tyre me organizatën terroriste Hezbollah dhe rolin e tyre në rrjetin financiar të saj në Gadishullin Arabik.
Sanksionet konsistojnë në ngrirjen e aseteve, ndalimin e udhëtimit dhe ndalimin e vënies në dispozicion të fondeve nga individët dhe entitete në Kosovë.
Për këtë vendim reagoi dhe kryeministri Albin Kurti i cili tha se Kosova është e angazhuar drejtpërdrejt në luftën kundër terrorizmit, radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm përmes afirmimit ligjor, qasjes strategjike dhe veprimeve ekzekutive si dhe pjesëmarrjes aktive në Koalicionin Global.
Qeni i keq ta sjell ujkun ne torishte thonin dikur te vjetrit,nese ka pare dikush deri me sot kaproll ne hane ateher edhe ne kosove ka Hezbollah dis vrapojne ta thone dy njerezit kryesir te qeverise se kosoves, kjo ma kujton kohen e millosheviqit kur disa shiftari beheshin deshmitar kuptohet te rrejshem se si ai apo ajo Kane shkruar parollat kosova republike apo Kane kenduar kenge per shqiperine apo edhe me keq se kane share serbosllavine,kaq mjaftonte dhe mreti millosheviq denonte shqiptaret si irredentist e seperatist, personalisht nuk gjej asnje dallim nga ajo kohe me keta mbretrit e sotem te cilet po gjejne e shpifin lloj lloj pisllaku qe ta binde nje pjese te popullit se jane duke punuar per ta, mjer kosova mjer qfar po perjeton,ju erdhi dita idioteve dhe pjelles serbosllave qe te shqkaterron gjithe ate qe eshte arritur.