Kryeministri Albin Kurti është kërcënuar, prandaj forca të shtuara të sigurisë kanë shkuar në shtëpinë e tij. Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka konfirmuar lajmin.
“Kryeministri Kurti është kërcënuar. Për këtë arsye, si masë e kujdesit të shtuar, është rritur edhe niveli i tij i sigurisë. Institucionet e hetuesisë dhe sigurisë tashmë janë duke bërë punën e tyre.
Ato bëjnë vlerësimet e nevojshme dhe ndërmarrin masat përkatëse. Në anën tjetër, kryeministri vazhdon angazhimin e tij të rregullt”, tha ai.
Megjithatë, ai nuk dha detaje për natyrën e kërcënimit. Klankosova.tv është në pritje të përgjigjes edhe nga Policia e Kosovës.
Kopje e Vuçiqit i cili ka kohë që manipulon me gënjeshtra dhe alarmon për kërcënime për të mbetur në pushtet. Kurti, plus ka balotazhin që me të drejtë po i frikohet shumë dhe krizën me inflacionit të lartë që mund të shpërthej në rrebelim qytetar. Tash del me parulla për kinse ka kërcnime, pastaj me propozime mashtruese për një shtesë mujore për pernsioner dhe me ndërtimin e rrugës Prizren – Tetovë apo Haskuk – Kurtiq, për derisa të gjitha sa rrugët që ishin në ndërtim në Kosovë i ka bllokuar!!!!.
Përralla për fëmijë të vegjl dhe për ata me tru peshku.