Serbia gjithnjë e më afër energjisë bërthamore

28 Tetor 2021, 17:06Rajoni TEMA

Serbia është duke u orientuar drejt energjisë bërthamore pas disa dekadash të moratoriumit për ndërtimin e centraleve bërthamore.

Drejtoria për Sigurinë Bërthamore dhe Rrezatim e Serbisë ka njoftuar se ka marrë pjesë në një stërvitje ndërkombëtare më 26 dhe 27 Tetor në Emiratet e Bashkuara Arabe. Në këtë ushtrim u simulua një aksident në termocentralin bërthamor Baraka.

Stërvitja u organizua nga Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (IAEA) dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Qëllimi i saj ishte rritja e aftësisë së reagimit ndaj një aksidenti bërthamor ose radiologjik.

Që nga viti 1989 në Serbi është në fuqi një moratorium për ndërtimin e termocentraleve bërthamore.

Vendimi kishte pasuar katastrofën bërthamore në Çernobil të Ukrainës së sotme që atëherë ishte pjesë e ish-Bashkimit Sovjetik./REL

4 komente në “Serbia gjithnjë e më afër energjisë bërthamore”

  1. inxhinjeri says:

    Serbia ka zero shanse qe te ndertoi nje central berthamor. Edhe Saliu e nisi dikur kete plan dhe e harroi rruges. Udheheqesit serbe e bejne kete propogande per konsum te brendshem dhe kaq.
    Ndertimi i impianteve te tilla, pervec kerkesave tekniko-ekonomike teper te larta per kellqet e nje shteti mikroskopik si Serbia, ka edhe probleme teper serioze ne fushen politike qe lidhen me sigurine e shteteve qe njihen si fuqi boterore ne kete fushe, si SHBA, Britani, France, Rusi, Kine, Kanada dhe te tjera. Ne kushtet kur Serbia afron jo siguri te plote dhe stabilitet politik, askush prej ketyre shteteve me lart, nuk do ta toleronte nje projekt te tille ne Serbi.

    1. Shkodrani says:

      Edhe Japonia qe eshte disa vite drite larg inginieret dhe tekniket i merr nga USA. Nqs ndodh dicka ballcani pirdhet.

    2. patrioti says:

      Centralin berthamor Serbise , ia nderton sa hap e mbyll syte , ariu polar rus . Mos ia qaj hallin shume ti .

  2. Scutari says:

    Hahahaha! Këta kanë bërë një stërvitje për aksident bërthamor dhe e quajnë përparim në fushën bërthamore, ne jemi stërvitur që në klasë të tetë për alarme bërthamore!!???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje