I gjendet drogë e futur nëpër fuçi në banesë, arrestohet kryeplaku në Krujë dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij

30 Tetor 2021, 10:24Kronika TEMA

Policia e Krujës ka finalizuar sot operacionin e koduar “Noja”, ku është sekuestruar një sasi e madhe kanabisi. Mësohet se në këtë operacion kanë marrë pjesë dhe strukturat e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat.

Mësohet se është sekuestruar një sasi prej 145 kg lëndë narkotike kanabis dhe municion luftarak.

Në pranga ka rënë Haxhi Murati 66 vjeç, banues në fshatin Nojë, Krujë, me detyrë kryeplak i fshatit Nojë, për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Ndërkohë është bërë shpallja në kërkim i 34-vjeçarit Bujar Sefa (Xaka), banues në fshatin Nojë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Policia sqaron se droga është gjetur në banesat e dy të sipërpërmendurve, e cila ishte gati për shitje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje