Shefi i krimeve i bindur: 4 turistët rusë në Qerret nuk janë vrarë, vdiqën aksidentalisht

29 Tetor 2021, 11:05Kronika TEMA

Ndërsa mbushen dy javë nga gjetja e vdekur e 4 turristëve rusë në sallën e saunës në hotelin me 5 yje “Gloria” në Qerret, policia e cilëson ngjarjen e rëndë më shumë një aksident se një ekzekutim i çfarëdo lloj forme.

Idajet Hoxha, shefi i sektorit kundër krimeve ndaj personit, në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit i ftuar në emsionin “Dekalog” të gazetarit Roland Qafoku shprehu bindjen e vet se ngjarja ka qenë aksidentale.

Natalia Burenkova, 58 vjeç, Sergei Burenkova, 60 vjeç, Nikita Belousov, 37 vjec, Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe u gjetën të vdekur në një sallë saune duke u gdhidhë 16 tetori në hotel, ndërkohë që menjëherë pas ngajrjes policia hodhi disa pista që lidheshin edhe me një vrasje të mundshe, deri te veprime të agjenturave, duke qenë se 60-vjeçari Sergei Burenkova dikrui kishte qenë gjenral në ushtri.

Por Hoxha, një specialist i vjetër në hetimin e krimeve dhe tani shefi i këtij sektori në Policinë e Shtetit ka versionin e tij.

Sipas tij, aksidenti është opsioni më i mundshëm që mund të ketë ndodhur.

“Unë nuk e kosnderoj vrasje. Për mendimin tim jo. Ose, nëse do ta klasifikohet vrasje, ajo mund të jetë vrasje nga pakujdesia, por jo vrasje në kuptimin klasik. Nga pakujdesia. Ka bërë një veprim, një gjë që i ka shkaktuar vdekjen, por pa patur vullentin. Vrasja kërkon vullnetin.

Nëse do e them në mënyrë popullore që është dashur për ti vrarë nuk ka. Është më shumë aksidenatle. Nëse në një banesë vdes dikush nga hapja e gazit apo diçka tjetër nuk mund të thuash që e vrau dikush. Është më shumë pakujdesi”, tha ai.

Gjithsesi Hoxha thekson se pavarësisht mendimit të tij, policia dhe prokuroria do t’i shkojnë deri në fund veprimeve hetimore pa përjashtuar asnjë pistë.

8 komente në “Shefi i krimeve i bindur: 4 turistët rusë në Qerret nuk janë vrarë, vdiqën aksidentalisht”

  1. BUJARI JU DEGJON says:

    Ndreqje gabimesh:
    Turristeve – turisteve.
    Emsionin – emisionin.
    Gdhidhe – gdhire.
    Ngajrjes – ngjarjes.
    Mundshe – mundeshme.
    Dikrui – dikur.
    Gjenral – gjeneral.
    Kosnderoj – konsideroj.
    Aksidenatle – aksidentale.

      1. BUJARI JU DEGJON says:

        Llazi,ty duhej te te thonin:
        IKE MOR TRAP!… ?

  2. vlora.vlora says:

    Si vdiqen aksidentalisht o te shkerdhefsha ate cupen dhe gruan ,qe te kater ne nje moment? Po me mire te thoje u vetevrane ,,po pse nuk e argumenton hipotezen tende o felliqesire ,vdiqen kater veta dhe thua aksidentalisht sikur te jene qener,njehere thate perjashtohet menyra e helmimit dhe asfiksise ,pastaj thate do e kosiderojme si vrasje ,tani thoni aksidentalisht ,Kur jeni shtet i pa afte dhe vene koqe kandari si puna jote ,pse nuk merni nje ekspert nga italia ,dhe do mbaronit pune per nje dite ,apo s ju intereson te thoni qe e kane fajin ata te hotelit.Ky pisllek u duk qe ne mengjes ,njehere thate sauna pastaj pishine

  3. Shaqo says:

    …te 4 te vdekur ne te njejten kohe, pa asnje perpjekje per mbijetese? E pamundur. Vdekja mund jete aksidentale, por e ka nje shkak. Nje vdekje te tille, pa kuptuar se po vdes mund ta shkaketoj vetem CO, qe ne kimi e quajne dhe gazi gaztor sepse te ben te vdesesh pa e marre vesh se po vdes, por duke jetuar caste te lumtura, kur eshte ne perqendrime te larta. Nje ekspert nuk mund te shprehet kaq thjeshte!!!??? Por varet se sa “ekspert” eshte.

  4. $&@ says:

    Qe kur shkaku i vdekjes konstatohet me hamendesime?!

  5. Opgj says:

    Nuk ka asnjë mundësi që njëri mos të reagonte qoftë edhe duke u zvarritur në dysheme në grahmat e fundit!! Ata siç përshkruhet kanë vdekur në pozicione pa asnjë shenjë alerti. Shefi të thotë se sa pista ka vërtetuar apo përjashtuar dhe mos t’i zgjidhë çështjet me hamandje kur kërkohet firma e ekspertit për të përcaktuar shkakun e vdekjes! Asfiksia është veprim mekanik dhe nuk e kuptoj se si e përdorin këtë fjalë në shpjegimin e një mekanizmi të vdekjes së 4 njerëzve!!

  6. Rita says:

    Jane asfiksuar ne Sauna dhe hotelxhiu per te shpetuar nga penalizimi ,burgu, heqja e licensen, mbylljen e hotelit i ka vendosur ashtu sic jane gjetur.Dhe Kamera ka kudo ,,,,por vetem ne Korridorin qe kalon nga Sauna ne pishine deklarojne se nuk ka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje