Vdekja e 4 turistëve rusë në Qerret, eksperti i krimeve të rënda: Gjendja e mushkërive të tyre na tregon për asfiksi

28 Tetor 2021, 14:35Kronika TEMA

Josif Shtëmbarin, shef sektori në Drejtorinë e krimeve të rënda në Policinë e Shtetit, ka dhënë detaje për tre ngjarjet e rënda kriminale të javëve të fundit.

E para ngjarje që ai cek është ajo e Qerretit në Kajavë, ku katër turistë rusë u gjetën të vdekur në një hotel . Shtëmbari thotë se sipas strukturave të policisë rusët me shumë mundësi kanë vdekur prej asfiksisë.

“Paraprakisht është punuar intensivisht për ngjarjen e Kavajës me katër viktima. Dyshohet për asfiksi, por akoma nuk është dhënë një konkluzion i saktë për të caktuar shkakun e vdekjes. Janë fiksuar të gjitha provat dhe janë dërguar institucioneve për të gjitha analizat. Deri tani, për mënyrën si janë gjetur viktimat, ajo që paraprin është një asfiksi.

Bëhet fjalë për asfiksi, pasi mushkëritë janë gjetur në një gjendje të tillë, kështu thonë edhe mjekët. Po priten rezultate të analizave për ajrin, ujin, ushqimin. Kjo që thashë unë mund të jetë edhe paraprake. ISHP ka dashur të marrë provat vetë nga ekspertët e saj, por ne kemi njerëz për këtë punë, ekspertët tanë. Ata kanë qenë njerëz të thjesht, vajza mësuese, nuk ka lidhje me ngjarje të tjera. Vlerësimi nga ne është maksimal”, tha ai në “Report TV”.

2 komente në “Vdekja e 4 turistëve rusë në Qerret, eksperti i krimeve të rënda: Gjendja e mushkërive të tyre na tregon për asfiksi”

  1. Tirona says:

    Po kamerat cfare tregojne, perse nuk i beni publike levizjet e turistave,te filmuara nga kamerat ne zone e pishines, perpara dhe deri në ate moment kur kane humbur jeten .

  2. Rita says:

    Pra jo helmim.Ato hane asfiksuar ne Sauna ,,dhe me pas jane vendosur ne pishine.Tek ai Korridor thojne se nuk ka Kamera sigurie.Versijoni i pare.I dyti ????Ne pritje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje