Gjykata Kundër krimit të Organizuar ka sekuestruar një numër asetesh në pronësi të shtetasit Arben Isufaj, i njohur me nofkën Ben Qimja.
Isufaj konsiderohet si më i forti i të fortëve në Fier. Ai është dënuar për trafik droge nga drejtësia Italiane. Referuar dosjes që Top Story disponon, hetimi pasuror ka nisur bazuar në një referim të Policisë që në vitin 2017 por hetimi u finalizua vetëm pas 4 vitesh.
Nga perandoria ekonomike që është hetuar nga SPAK, në fund u vendos sekuestrimi vetëm për 13 asete nga të cilat 6 automjete, 5 sipërfaqe toke dhe 2 kompani thuajse inaktive.
Sipas prokurorisë, mes veturave që përdoreshin nga Ben Qimja ishte edhe një AUDI A8 e blinduar në pronësi të ish deputetit Mark Frroku. Mjeti nuk figuron mes atyre që janë sekuestruar. Po ashtu, nuk janë arritur të sekustrohen as disa mjete të tjera të blinduara me të cilat lëviz Isufaj.
Mes pronave të hetuara nga prokuroria rezultojnë edhe tregu në Fier me mbi 200 dyqane, disa pallate në Fier e Tiranë të cilat rezultojnë se janë ndërtuar nga kompania “Mateo Konstruksion”.
Sipas organit të akuzës, kompania në fjalë e administruar nga Agim Çako, në fakt është themeluar nga Arben Isufaj. Por, gjykata i ka konsideruar të pamjaftueshme provat./ Top Channel
Hahaha shtet i mbaruar. Kujtoni ju se njerëzit han bar. I sekuestruat disa kotece pulash ketij dhe ca makina të prishura dhe me këtë rast i legalizohen gjithë të tjerat. Truk i njohur ky.
Ky duket qe ne fotografi qe eshte i nershem,bamires,tregetar i zoti(KOKAINEdheFEMRASH).Mos i bini me qafe.SAPAK-u dore per dore po kap sardele se i eshte care rjeta e peshkut
Edhe Ben Qimes po i dridhen qimet e bythes.
Ky ka vrare shantazhuar policia kriminale te mbledhi provat dhe tja caje marmiten.
Beni është krenaria e Fierit. Pyesni Kryetari e Bashkisë po nuk u bindët.
E Pyetëm Kryetarin GushKaposhi Subashi, dhe tha PO Qimja është Krenaria e Fierit, por para ca kohesh ca Njerëz të Renato Çamit I rrahën vëllanë keq vetëm pse tha; Mos me Prekni me Dor se jam njeriu I Bën Qimes. Kjo I nxehi me keq Grupin e Renato dhe pasi e bën për Spital I thane; Shko thuaj Bënit tani????