Shtyhet vendimi për ankimin e Thoma Gëllçit, ish-kreu i RTSH: Nuk jam i rrezikshëm! Avokati: Kjo është një fushatë baltosje ndaj tij

29 Tetor 2021, 13:40Kronika TEMA

Gjykata e Posaçme e Apelit shtyn për nesër, në orën 12:00, vendimin për ankimin e bërë nga Thoma Gëllçi dhe të bashkakuzuarve kundër masës së sigurisë “arrest në burg”. 

Ish-Drejtori i Përgjithshëm i RTSH-së, kërkoi lehtësim të masës “arrest në burg”, me pretendimin e parrezikshmërisë shoqërore dhe pamundësinë për të dëmtuar provat.

Sakaq, avokati mbrojtës i Thoma Gëllçit, Dorian Metalia deklaroi: Kjo është thjesht një hap i betejës ndaj kësaj parregullsie, për të mos mbajtur në arrest me burg një eprson që nuk ka lidhje me akuzat që i bëhen. Gëllci nuk mund të futet në garë për kreun e RTSH sepse është në kushtet e arrestit me burg. Ju e shikoni sesi po pengohet Gëllçi.

Ne presim drejtësi në fund të fundit se ky është investimi i bërë për gjykatën e Posaçme. Këtu bëhet fjalë për një vlerësim juridik të të gjithë elementëve. Në momentin që flasim, dosja mbetet sekret dhe nuk dihet nëse kjo masë do të ndryshohet apo do të vijojë të jetë në fuqi masa për arrest me burg. Kjo është një fushatë baltosje e cila bëhet për të penguar kandidaturën e tij në krye të RTSH.

Prokuroria e Posaçme kundër krimit dhe Korrupsionit arrestoi në fillim të këtij muaji ish-drejtorin e RTSH-së, Thoma Gëllçi dhe 3 punonjës të tjerë të televizionit për korrupsion në tendera.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje