Përgatitjet për rolin e Steve Jobs i shkaktuan probleme shëndetësore aktorit Ashton Kutcher. Lajmin e ka zbuluar bashkëshortja e tij Mila Kunis në një intervistë televizive. Ajo tregoi se Ashton piu sasi të mëdha lëng karote gjatë ditëve para xhirimeve dhe përfundoi në spital.
Ndërsa kujtoi paraqitjen e mëparshme të bashkëshortit të saj në shfaqje në vitin 2019, Mila pranoi se Ashton nuk po tregonte historinë e plotë për frikën e tij.
Ashton duhet t`i përshtatej Jobs, gjeniut i cili ndërroi jetë prej pankreasit, por për shkak të dietës së çuditshme, vetë Ashton përfundoi në spital me simptoma të ngjashme. Jo një herë, por dy he.
Filmi Jobs është publikuar premierë në vitin 2013 dhe rrëfen jetën e themeluesit të Apple dhe iPhone.