Vendi që regjistroi rastin e parë me Covid që nga nisja e pandemisë

30 Tetor 2021, 18:06Lifestyle TEMA

Ndonëse shumë vende tashmë prej 18 muajsh vuajnë pasojat vdekjeprurëse të koronavirusit, një shtet nuk kishte regjistruar asnjë rast të vetëm me Covid-19 deri ditën e sotme.

Ishulli i izoluar i Tongas në Paqësor shënoi të premten të infektuarin e parë dhe menjëherë banorët e tij u dyndën për të marrë dozat e vaksinës.

Personi i infektuar ishte një vendas i vaksinuar plotësisht, i cili sapo ishte kthyer nga një udhëtim në Zelandën e Re.

Për këtë arsye, kryeministri Pohiva Tu’i’onetoa paralajmëroi një izolim të mundshëm në ishullin kryesor Tongatapu për javën e ardhshme.

Tonga ishte një ndër vendet e fundit që nuk kishte raste të infektuarish ndonëse në ishull jetojnë më shumë se 100 mijë persona.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje