Kim Jong-Un i befasoi të gjithë kur u shfaq me një pamje ndryshe, duke ngritur pikëpyetje nëse ishte ai apo ndonjë sozi e tij.
Por tashmë kanë rënë të gjitha pretendimet se diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong-Un shfaqte në sozi në takimet e fundit në publik, për të fshehur problemet e tij me shëndetin.
Agjencia e spiunazhit në Korenë e Jugut konfirmon se bëhet fjalë pikërisht për Kim Jong-un, i cili i është nënshtruar një diete të fortë dhe ka humbur më shumë se 20 kg.
Mësohet se diktatori është në gjendje shumë të mirë shëndetësore dhe se dobësimi i tij nuk ka ardhur si pasojë e një sëmundje.
Agjentët e Seulit kanë arritur në këto konkluzione duke përdorur analiza krahasuese përmes teknikave të inteligjencës artificiale të fotografive dhe filmimeve me rezolucion të lartë që kanë treguar përputhshmërinë e strukturës së fytyrës dhe shprehive të saj.
More ia kan ndertuar kinezet nje klon robotik ketij King Jom-Un me frizure te Mickey Mouse-it.
Modeli i flokeve ne foton majtas eshte shume i perdorur ne shqiperi. Kerkoni se e gjeni te SHQUP. Lat nam, beni krahasime me footo te bera ne kende te ndryshme, dhe hidhni hipoteza se nuk eshte ai! Edhe mua po t’me fotografojne ne kende te ndryshme do mendoj se kam SOZI.