Kur presidenti shkon te Papa: “Bisha” e Biden kryeson karvanin me 85 makina në rrugët e Romës

29 Tetor 2021, 17:20Lifestyle TEMA
Kur presidenti shkon te Papa: “Bisha” e Biden kryeson karvanin me 85

Joe dhe Jill Biden përdorën një karvan me 85 makina duke gjarpëruar në rrugët e Romës, për të mbërritur në kohë në takimin me Papa Françeskun në Vatikan. Makina e Biden, e njohur si “Bisha”, printe të gjitha mjetet e vendosura në dispozicion të presidentit amerikan. Vargu i gjatë i makinave ishte i domosdoshëm për shkak të rregullave strikte të koronavirusit në Itali, sipas të cilave brenda një makina mund të udhëtojnë vetëm 3 persona, me gjithë shoferin.

Për 75 minuta, presidenti amerikan dhe Papa diskutuan me dyer të mbyllura, ndonëse takimi ishte parashikuar të zgjaste vetëm një orë. Për krahasim, në vitin 2017, takimi mes Papës dhe Donald Trump zgjati vetëm 30 minuta, ndërsa në vitin 2014, takimi me ish-presidentin Obama, zgjati 52 minuta.

Biden është katoliku i dytë që drejton Shtëpinë e Bardhë, para tij ishte presidenti i vrarë, John F. Kennedy. Biden i dhuroi Papës një veshje liturgjike të realizuar në vitin 1930 nga rrobaqeësi papal Gamarelli dhe u përdorur nga urdhri Jezuit i Papës në Shtetet e Bashkuara. Ndërsa Papa i dhuroi Biden-it një pllakë qeramike me një pelegrin të gdhendur në të, si edhe një koleksion të dokumenteve të Papës, tha Vatikani.

10 komente në “Kur presidenti shkon te Papa: “Bisha” e Biden kryeson karvanin me 85 makina në rrugët e Romës”

  1. John 8- 44 says:

    Jane shume qe duan te vrasin Biden prandaj duhet te mbrohet me cdo kusht. Po u vra Biden, Makroni apo Rama USA, Franca apo Shqiperia do destabilizohen. Haa, Haa, shumicen e politikaneve i ka vrare perendia nga trute. Biden eshte kufome qe mezi ecen jo me te flasi. Politikanet jane aktore televizori. Ky eshte i vetmi profesion, prandaj kur dalin nga politika zhduken pa nam apo nishan. Skadojne.

    1. Franci says:

      Ik ore bajge , kuptohet fare qarte qe je kokra e mullarit , cjane keto qe shkruan ?? Yyyyy bythqir muti , dylber

    2. Zagali says:

      Ky John 8-44 qenka nje koqe kandari qe nuk e paska shokun.

  2. Gaz says:

    Cfar shembulli per Low carbon emissions.

  3. Taras Bulba says:

    Nuk pask shume, po kaq ka edhe Albin Kurti

  4. Jorgo says:

    Sa hajvan ky komentuesi me pseudonimi John!!!

    Gjithsesi eshte mire te shohesh dy ish-rivale deri armiq te eger edhe pse nen rogoz, si Washingtoni e Vatikani, te kene marredhenie te mira… paqja mbreterofte kedo!

  5. k says:

    Biden ka kerkuar të takohet urgjentisht me Metën dhe berishen që ti kerkoi falje.

    1. Ha says:

      Haha ? ? e forte o K

  6. Vatikani pengu i CIAs, se prifterinjte i kane shume xhan cunat e vegjel says:

    Let’s go Brandon!

  7. L says:

    Presidenti me.k.r me ka.pas amerika.
    E me kemi ahpresa te ky.
    KY sdin as emrin e vet.
    Imagjino te takohet KYe.putin apo ate kinezin.
    Do tallin riket me te

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje