100 banesa janë dëmtuar nga tërmeti që kishte epiqendrën në Dibër. Institucioni i Prefektit të Dibrës, në bashkëpunim me Mbrojtjen Civile të Bashkisë Bulqize kanë raportuar se 60-70 banesa janë dëmtuar lehtë. 30 banesa të tjera janë me dëmtime të mesme.
Njësia Administrative Shupenzë është ajo që ka dëmtimet më të shumta me 25 banesa, e cila ndiqet nga Zerqani me 22 banesa të dëmtuara. Pjesa tjetër e banesa të dëmtuara ndahet si më poshtë.
Njësia Administrative Fushë-Bulqizë, 18 banesa
Njësia Administrative Gjorice, 11 banesa
Njësia Administrative Ostren, 9 banesa
Njësia Administrative Trebisht, 6 banesa
Njësia Administrative Martanesh, 6 banesa
Njësia Administrative Bulqize, 3 banesa
Po tani cfar behet?Asnje nuk e ka mendjen te siguroj shtepine me mendjen ishalla bie termet ma renon kasollen dhe Rama ma ngre natyrisht me parate tona.Parate jane te taxapaguesve Rama mundohet te mari kuroren e dafines.Jam i bindur qe po te behet referendum pjesa dermuese do jete kunder kesaj praktike.Vetem ne socializem shteti ngrinte godina ne kete sistem qe kemi zgjedhur individi mendon per familjen e tij ,shteti i jep ndihme emergjente ,nje cader,ca batanie ,ca ushqime dhe siguracionet bejne punen e tyre.Jane shtete te fuqishme si SHBA-te qe nuk ngrene shtepi si ketu
Leni Edo se jua rregullo Sal gerdalla ktyne