Mbretëresha e Popit, Madonna u kritikua ashpër nga fansat, ndërsa rikrijoi skenën e vdekjes së Marilyn Monroe.
63-vjeçarja po përballet me reagime të forta për fotot e saj të reja nudo.
Në intervistën e fundit në kopertinën e revistës V, Madonna shihet e shtrirë me fytyrën poshtë në një dyshek, ndërsa tregon gjithçka.
Në fotot e saj shihen edhe shishet e pilulave në një komodinë aty pranë.
Fansat besojnë se fotografia është një “riinskenim” i vdekjes tragjike të Marilyn Monroe.
Aktorja ikonike u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Brentwood, Kaliforni në vitin 1962 dhe besohet se e kishte tepruar me ilaçe qetësuese.
Edhe pse ka teori se ajo u vra dhe kjo skenë i krijua qëllimisht për të krijuar idenë e vetëvrasjes.