Halloween kthehet në tragjedi, 1 i vrarë dhe disa të plagosur në SHBA

1 Nëntor 2021, 13:48Bota TEMA

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në festën e Halloween në Teksas, ku për pasojë një person ka humbur jetën, ndërsa 9 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Mediat e huaja bëjnë me dije se policia kishte marrë një raportim për të shtëna me armë  në një festë Halloween në Teksas.

Kur shkuan në vendngjarje policia u përball me një numër të madh qytetarësh, të cilët vraponin të frikësuar, ndërsa disa ishin të plagosur e të mbuluar në gjak.

Një 20-vjeçar humbi jetën si pasojë e të shtënave me armë. I dyshuari dyshohet se është larguar nga vendi i ngjarjes me një makinë.

“Ndërsa motivi nuk dihet ende, hetimi paraprak tregon se mund të ketë qenë rezultat i një lloj shqetësimi mes disa prej pjesëmarrësve në festë”, tha policia. Autoritetet në Teksas po punojnë për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje