Ulet numri i të infektuarve me Covid në Kosovë, asnjë viktimë në 24 orët e fundit

1 Nëntor 2021, 15:18Rajoni TEMA
Ulet numri i të infektuarve me Covid në Kosovë, asnjë

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë konfirmoi 5 raste të reja me Covid-19. Ndërsa bëhet e ditur se gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë viktimë.

“Nga 1.115 testime, 5 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes”, njofton MSh.

Sot janë shëruar 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.360. Në total numri i rasteve aktive është 430.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje