Gjykata e Posaçme ka pranuar përfundimisht kërkesën për gjykim të shkurtuar të dorëzuar nga ish-gjyqtarja e Krujës Enkelejda Hoxha dhe nëntë të akuzuarit e tjerë.
Pas përgjimeve të kryera dhe sigurimit të provave të tjera, SPAK e akuzon Hoxhën për veprën “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim.
Një ndër bashkëpunëtorët e Hoxhës për nxjerrjen e të dënuarve nga burgu përmes raporteve false dhe vendimeve të pambështetura në ligj, sipas SPAK është edhe avokati Aldo Tabaku. Ky i fundit sipas SPAK bëntë rolin e sekserit mes familjarëve të të dënuarve dhe gjyqtares Hoxha me qëllim lirimin e tyre.
Pjesë e dosjes është edhe sekretarja e Gjykatës së Krujës, Manuela Mallkuci, e cila akuzohet se përgatiste dosjet e gjykimit në atë mënyrë që të dënuarit që kishin paguar të dilnin pikërisht para Hoxhës për gjykim.
Ndërkohë babai i saj, Belul Hoxha ka pritur jashtë gjykatës për vendimin, teksa tha se fëmijët kanë mbetur në mes të 4 rrugëve, ndërkohë që çështja po zvarritet.
“Për autoritetet kam kërkesën që të shohin vlerësimin e gjendjes së fëmijëve me dokumente te sakta, të përgjegjshme janë që duan shërbim të përhershëm në çdo minutë, në çdo orë. Deri kur do vazhdojë kjo situatë që po shtyhet, po shtyhet. Kush do i mbajë kur dy të moshuarit 73 dhe 71 vjeç, deri kur? 9 muaj u mbushën, sa do vazhdojë? A do kujdeset dikush për këta fëmijë, çfarë hanë, çfarë pinë, kush i mban? Si shkon jeta e tyre? Në mes të rrugëve janë, gjyshja 71 vjeçe e sëmurë, unë me parkinson i sëmurë. Ne i marrim e vërtitemi në shtëpi”, tha babai i ish-gjyqtares.
Po per femijet e atyre prinderve qe jane lene jetim nga dora e krimimeleve qe ka liruar vajza juaj nga burgu nuk eshte gjynah more baba