SPAK kërkon dënimin me 12 vite burg për Gjergji Kohilën, ish-zyrtar i Policisë së Vlorës, i bashkëpandehur me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.
Për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi përfundimtar i kërkuar është 8 vite burg për akuzat e “trafikut të narkotikëve” dhe “grupit të strukturuar kriminal”. Gjyqi ndaj tij u zhvillua në mungesë, pasi Kohila ende nuk është arrestuar.
I bashkëpandehuri tjetër i çështjes, Sokol Bode, po gjykohet në një proces të veçuar, për shkak se gjyqi ndaj tij zhvillohet me procedurë të zakonshme.
Nje gje nuk e kuptoj. Pse duhet te perfitoj gjykym te shkurtuar nje trafikant kur nuk eshte ne celi nderkohe qe hetohet? Ne pergjethsi, jam kundra ndeshkimeve te ashpra pasi burgu nuk i reformon njerzit por ama aplikimi i gjykimit te shkurtuar ne kete rast nuk eshte i drejt.