"Plotësoni hetimet", gjykata e Posaçme i kthen SPAK-ut dosjen e Fatos Lulos

1 Nëntor 2021, 11:21Kronika TEMA

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), i ka kthyer për herë të dytë SPAK dosjen e ish-gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese Fatos Lulo.Togat e zeza kërkojnë nga Prokuroria Speciale që të thellojë hetimet për ish-gjyqtarin.

Gjykata i ka dhënë një muaj kohë Prokurorisë Speciale SPAK për plotesim hetimesh dhe seanca e radhës është caktuar më datë 1 dhjetor.

Muaj më parë Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e prokurorëve të SPAK dhe vendosi sekuestro mbi pasurinë në zotërim të shtetasit Fatos Lulo, me sipërfaqe 172 m2, e llojit Njësi/Dyqan, e ndodhur në rrugën e Durrësit, Tiranë.

Më 16 shtator, Gjykata e Posaçme i kthue për herë të parë SPAK dosjen e Lulos dhe kërkonte thellim të hetimeve. Mesa duket, dosja nuk është thelluar në hetime dhe gjykata ka vendosur që ajo të rikthehet për herë të dytë për më shumë prova.

SPAK e akuzon Fatos Lulon për fshehje të pasurisë ç’ka çoi në sekuestrimin e pronës së tij, së bashku me pasuritë e Bashkim Dedes (ish – Kryetar në Gjykatën Kushtetuese) dhe Shkëlzen Selimi (ish – gjyqtar në Gjykatën e Lartë). Ish-gjyqtari i Kushtetueses nuk arriti të kalonte as vettingun.

Po ashtu, në seancën e sotme Gjykata e Posaçme ka shtyrë me 6 muaj afatin për sekuestrimin e pasurisë së ish-gjyqtarit të Lartë Shkëlzen Selimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje