"Trimi" 27 vjeçar nga Kamza: S’kam abuzuar seksualisht me vajzën time 6 vjeçare, thjesht e kam rrahur me thupër se merrte të ëmën në telefon

2 Nëntor 2021, 10:53Kronika TEMA

Gjykata ka vendosur të lërë në burg 27-vjeçarin, i cili akuzohet se ka dhunuar dhe abuzuar seksualisht me vajzën e tij të mitur.

Ndërkohë, para trupës gjykuese ai ka pranuar dhunën ndaj vajzës, por jo se ka abuzuar seksualisht. Sipas tij, e ka rrahur me thupër, pasi vajza e merrte në telefon të ëmën shumë shpesh që t’i shkonte në shtëpi. Sipas tij, kjo gjë e bezdiste, dhe prandaj e ka rrahur. Po ashtu ai ka thënë që e ka çuar vet në spital.

Sakaq, janë zbuluar të tjera detaje për ngjarjen në Kamëz që ka tronditur opinion publik. 6-vjeçarja, që dyshohet të jetë dhunuar barbarisht nga i ati, është dërguar fillimisht tek urgjenca e pediatrisë në QSUT.

Aty fillimisht vogëlushja është kontrolluar nga një mjeke dhe një specializante të cilat kanë konstatuar shenja të lëna nga kafshime apo gërvishtje në trupin e vajzës. Me dyshimin që e mitura veç dhunës mund edhe të jetë abuzuar, një nga mjeket ka telefonuar policinë.

Mësohet se ditën që ka ndodhur ngjarja e rëndë 6-vjeçarja ndodhej me të atin e vetme në shtëpi kurse e ëma isha në punë.

Vogëlushja është konstatuar më dëmtime në mëlçi dhe në organet gjenitale.

2 komente në ““Trimi” 27 vjeçar nga Kamza: S’kam abuzuar seksualisht me vajzën time 6 vjeçare, thjesht e kam rrahur me thupër se merrte të ëmën në telefon”

  1. lana says:

    Ky kanibal duhet rrjepur i gjalle

  2. Ilir says:

    Pthuu qelbesire… Denimin me vdekje e ka pak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje