FOTOT/ Rrëfehet këngëtarja shqiptare që braktisi muzikën për fenë: Më vjen turp për jetën time

3 Nëntor 2021, 10:46Lifestyle TEMA
FOTOT/ Rrëfehet këngëtarja shqiptare që braktisi

Dikur njihej për këngët e pozat provokuese, por Shkëndije Mujaj e ka lënë pas të shkuarën artistike për t’iu përkushtuar tërësisht Zotit. Ish-këngëtarja rrëfehet e turpëruar për jetën e mëparshme dhe e quan atë “boshe”. Për më tepër, ajo nuk e mendon një rikthim në muzikë.

Rudina Magjistari: Përpara këtij ndryshimi në jetën tënde, Shkëndije, ti je marrë me muzikë, bërë shumë këngë, madje je konsideruar atëherë si një këngëtare shumë provokuese. Çfarë mendimi ke tani për ato punë të tuat, për këngët që ke realizuar atëherë?

Shkëndije Mujaj: Në kohën kur nuk kam qenë e fokusuar te Islami, natyrisht që do të merresha me diçka. Humbja e kohës në këtë botë është muzika, sporti. Mua më ka pëlqyer gjithmonë muzika dhe pozat, udhëtimet e gjëra që tani nuk më çojnë peshë e nuk më tërheqin më, pikërisht prej religjionit që janë të ndaluara. Unë nuk po jetoja në qetësi shpirtërore, edhe atëherë kur kam qenë, unë i kisha të gjitha, mirëpo sipas Islamit, në çdo zemër, në qenie njerëzore është një vend që Zoti e ka lënë për vete dhe nëse ajo nuk ushqehet gjithmonë, do të ndjehesh bosh.

Çdo person që është në showbiz, atë e ka të zbrazët dhe secili kalon në periudha dhe faza të këqija shpirtërore, që para publikut, qeshin, mundohen të shesin sa më shumë që të fitojnë, por në aspektin shpirtëror janë totalisht bosh, por nuk e tregojnë atë pjesë. Kështu kam qenë edhe unë.

Rudina Magjistari: Do të doje të ktheheshe sërish në muzikë, edhe sot që flasim?

Shkëndije Mujaj: Jo.

Rudina Magjistari: Pse?

Shkëndije Mujaj: Në muzikë, me një mesazh të vërtetë po, po për shembull disa tekste që kur i dëgjoj ma vrasin veshin…

Rudina Magjistari: Tekste të këngëve të tua?

Shkëndije Mujaj: Në përgjithësi, edhe të miat sepse nuk kanë qenë më të mira të miat, po flas njëherë për veten time se kam qenë kontrast total me jetën normale, madje tani më vjen turp kur m’i dërgojnë disa “Ja shiko këngën”, ose disa nëna që “ah, vajza ime dëshiron të bëhet këngëtare”, them “oh Zot” me vete, shpresoj të zgjedhë një rrugë më të mirë se ajo që kam zgjedhur unë më herët.

Rudina Magjistari: Por muzika, në një formë tjetër, sot të përmbush shpirtërisht?

Shkëndije Mujaj: Muzika reale, që përshtatet me tekstin se çfarë mesazhi po përçon po, ka muzikë që të sjell një ndjenjë të bukur, që përçon mesazh pozitiv e motivues, atëherë mund të jetë në rregull.

Ndërkohë, Shkëndija rrëfen se aktualisht po studion në një degë që quhet “Kujdesi Shpirtëror” e cila e ka sjellë më afër me Zotin dhe njëkohësisht punon.

Ajo vazhdon të jetë aktive me postime në rrjete sociale si Instagram e TikTok, por në një përqasje të ndryshme. Megjithatë, nuk e mohon që ndryshimi i saj ende nuk ka përfunduar tërësisht dhe e kaluara e saj i ka lënë ende pas vëmendjen si shije.

Rudina Magjistari: Duket që të pëlqen sërish vëmendja, muzika, por ndoshta mesazhet që përçon tashmë janë të ndryshme.

Shkëndije Mujaj: Në fakt, asnjë person nuk mund të kalojë nga sot nesër të bëhet 100% perfekt. Islami është një religjion perfekt dhe unë mundohem sadopak, sa më shumë të përmbush dhe unë akoma jam në proces mësimi. Kjo vëmendje, po, është fakt që më ka mbetur nga e kaluara se sadopak ata njerëz që më përcjellin dhe më shkruajnë se ku jam e çfarë bëj.

Sportet, aktivitetet, të gjitha i ndjek pak, por me një pamje tjetër, që unë nuk jam mësuar, shamia është pak si rutinë, duhet kohë derisa të mësohesh, madje edhe sjellja, por kjo nuk do të thotë që unë nuk do të kërcej, nuk do të këndoj, nuk do të shkoj në festa, nuk do të gaboj sepse njerëzit kanë shumë mendime të gabuara. Mendohet që një njeri apo femër religjioze nuk guxon të gabojë dhe ky është gabim, përkundrazi ne sa herë të gabojmë, duhet të kërkojmë falje, të kthehemi mbrapa të mësojmë gjithmonë nga gabimet.

Rudina Magjistari: Ka ndryshuar tërësisht jeta jote prej 2 apo 3 vitesh. Në 2019 ka qenë momenti kur ka ndodhur fatkeqësia në familjen tënde, mamaja është ndarë nga jeta?

Shkëndije Mujaj: Unë jam e kënaqur me ndryshimet që kam bërë, në fakt kam kaluar një fazë pikëllimi shumë të gjatë, meqë nuk isha e përgatitur. Në aspektin psikologjik kjo fazë ka ndikuar tek unë sepse siç e thashë, faza e mbulimit, së pari ta konceptoj sepse nuk e kam nënën këtu më.

Pastaj faza e trishtimit që e kalova unë, dhe faza e negociatave që në aspektin psikologjik, në humbje gjithmonë duhet të fokusohesh tek zgjidhja e problemit dhe jo të fundosesh, gjë që e kanë bërë shumë njerëz të tjerë kur kan humbur dikë. Kjo më ka ndihmuar në aspektin shpirtëror meqë kam qenë shumë e fokusuar në spiritualitet edhe më herët.

Kam pasur një zgjim shpirtëror si fëmijë dhe kam një intuitë të frikshme, e kam ndjerë vdekjen ose humbjen e nënës, gjë që nuk e kam thënë kurrë. Kjo nuk më ka ndihmuar në aspektin në të jem më e qetë, përkundrazi e kam injoruar. Tani jam në fazën e katërt ku jam duke kërkuar paqe dhe e kam gjetur brenda vetes. Edhe pse dhimbja është e pranishme, mundohem që ta përmbush ditën time me aktivitete të ndryshme që edhe të mos mendoj shumë.

Rudina Magjistari: Po thoje që ke një intuitë shumë  të fortë dhe madje duket sikur ke parandierë momentin e ndarjes së përhershme nga jeta e nënës tënde. Si ka qenë? Si e kujton?

Shkëndije Mujaj: Momentin që kam pasur një zgjim shpirtëror është si fëmijë, por disa e quajnë intuitë, disa e quajnë shqisë të gjashtë, por unë nuk e dija se çfarë po ndodhte brenda vetes sime. Sepse unë kështu gjërash kam pasur më herët, por kur erdhi momenti tek nëna ime ishim në një dasmë në Pejë, po në të njëjtin vit.

Porsa u ktheva nga vallëzimi dhe pashë nënën time, pikërisht një mesazh nga brendësia ime, nuk e di si ta shpjegoj, por në fakt e injorova dhe vazhdova. Por kjo nuk ishte hera e parë sepse unë e kam këtë me ngjarje dhe njerëz të tjerë, por tek njerëzit e tjerë unë nuk e kam dhimbjen siç e kisha tek nëna ime.

Rudina Magjistari: Në çfare forme të ka ardhur mesazhi?

Shkëndije Mujaj: Të gjitha femrat dhe të gjithë njerëzit kanë intuitë, por ai mesazh nuk ishte me zë, ishte më shumë si frymëzim shpirtëror. Unë e kuptoj këtë si një mbrojtje që Zoti ia jep njerëzve të cilët janë të sinqertë, për t’i përgatitur meqë dhe unë në të njëjtin vit kam qenë në Umra special për nënën time.

Sepse doja të lutesha dhe shkova atje dhe aty e kam parë që nëna ime do të shkëputet nga kjo botë dhe unë e injoroja. Madje disa herë më mbushen sytë me lot, por unë e injoroja. Unë e kam ditur fiks por nuk më ka ndihmuar në aspektin psikologjik të përgatitem sepse isha shumë e lidhur me botën materiale dhe botën e showbiz.

20 komente në “FOTOT/ Rrëfehet këngëtarja shqiptare që braktisi muzikën për fenë: Më vjen turp për jetën time”

  1. Ike nga muti lakuriq dhe vajte tek shura qe qelb says:

    ……..bosh jetoje dhe bosh do jetosh se je e varur nga absurditeti.

    1. ?????? says:

      Kengerare ??? Mjaft se na hapet barkun gazetar budalla..pornaxhije po

  2. Elvisa Naçi says:

    I bejne rreklame b*thes dhe pasi gjejne nje gomar me lek bejne te ndershmen.
    Ne universitet kam nje k*urve qe kur e gjeti budallain u mbulua nga koke te kembet dhe shante te tjerat. Mua me lejohet te jem k*rve kurse te tjerave jo.

  3. Luli says:

    Jeta nen shami qenka me e mure se arti? Je Genjeshtare dhe dembele. Te pelqem jeta boshe, leket dhe mjekercjapi.

  4. Njeres pa (qe sduan)pune says:

    Po rruge te mesme nuk ka ? Me normale, si gjithe bota e qyteteruar ? Pastaj ndiq fene, ok, (une nuk do ta keshilloja ate, por jemi te lire te zgjedhim) , ……Nje pyetje per ty dhe per te gjitha femrat qe ndjekin fene islame :
    Perse nuk vishesh me kostum kombetar shqiptar? Perse me kostum arab ? Kjo gje eshte antikombetare………..per mua ke marre ndonje goditje, mendje kokes te ben hatane..

    1. qytetar says:

      Komenti me i goditur per veshjen gjoja fetare.
      Veshja jone kombetare e te gjitha krahinave eshte shume me lart se çarçafet islamike.

    2. KOZi... says:

      Coment i sakte ! Normal nuk duhet te kete veshje muslimane,katolike, e cfare besimi tjeter. Mund te jesh shqiptar me veshje normale dhe te deklarohesh musliman ! Do ishte e duhur qe perkatesia fetare mos te mirret nga emri i babajt ose gjyshit ! Them te kete antarsi te rregjistruar cdo komunitet fetar !Ashtu si partite politike ! Kjo se ne Shqiperi ka shume laike dhe shumica e tyre jane me preardhje muslimane !!!

  5. Hoxh Armandi says:

    Ahaha tjetër idiote trushpëlarë!
    Besimi fetar filloi kur mashtrusi I parë takoi budallain e parë !(MARK TWEIN)

    1. Papa Kollo says:

      Budallai i pare eshte Hoxh Armandaq Pisoglendi, qe takoi ne rruge Jezu kokpataten, qe i mbushi mendjen se eshte “grek” qe fliste hebraisht uahahahahahahaaaaaaaaaaaaaaa

  6. loro says:

    Geni arab i shoqeron tere jeten mendjet idiote.

  7. tony says:

    Perpara q ….,.,. esh e zbuluar tani me ferexhe ka me lezet se nuk duket pjeshka per nje here dhe kur e zbulon ngadal kenaqesh me shume,Pse mereni me keto hurma qe bejne 101 dhe pastaj duket se behen pishmon poe populli thote se qimen e nderron pir zakonin se harron se vesi del me shpirtin

  8. Goni karderri says:

    hahahaha epo buçe me ferexhe nuk kisha pare

  9. Indignados says:

    E mir, i paske bo bythet, se isha n’merak? Po mbulo dhe fytyren se feja juaj andej nga arabia keshtu e do dhe mos bej poza seksi se s’ka me kuptim mbulimi i kokes

  10. Niku says:

    Kjo ka qene koqe tani qenka bere loqe

  11. Vasil Tuci says:

    Gjunahhh.
    Na ka humbe nje alamet bethe.
    Me kesi bethesh Kim Kardashhan behet milionere kjo i mbulon.
    E mbuluar kesaj bethe i bie vlera.

  12. Supaxhiu 300 evro says:

    Asnjèrit nuk i shkoj nè mèndje se zonja/sha mos i ka hedhur syrin ndonjèrit nga ata me çarçaf nè kokè nga kuvaiti ose arabia saudite?I madh Zogu,nè vitet 30 tè dha urdhèr tè hiqeshin ferexhet kur shikojm nè 2021 gra tè mbuluara kokè e kèmbè sidomos tiranè dhe shqipèrin e mesme.Islamizmi ka demostruar se èshtè njè fe ,religjon nazifashit dhe i prapambetur,detyron femrèn ti nènshtrohet mashkullit,tè ,mbulohet,nuk ka tè drejt tè shpreh fjalèn e vet,nuk duhet tè dali vetèm,.Mendimn im personal,nuk na mjaftuan 500 vjet tirani dhe injoranc nga ana otomane por tani i pèrkrahim me xhamit e fèlliqura qè ngritèn arabèt nga kosova,maqedonia,shqipèria,tek ne investojn pèr xhami ndèrsa nè Sèrbi miljona dollar ka investuar turqia,kuvaiti,arabia saudite,pysni dhe informohuni.lereni kètè tè shkretèn,i ka thèn mèndjes pirdhu me kohè,ka nevoj pèr psikolog dhe jo pèr ferexhe.Mazhoranca e botès sè pèrparuar ka psikolog,psikiatèr qè vijm nè ndihm tè njerèzve ndèrsa nè kombin shqiptar religjoni analfabet islamist u ul kèmbèkryq.mjer shqipèria ime.

  13. Selua says:

    Fotot “tashi besimtare, pra me besë” dhe “para se të bëhesh besimtare, pra pa besë”????
    Fotot me veshje alla arapçe i ka bo me pasurru fondin e galeris së fotove.

  14. Nje psikanalist modest says:

    Budallalliku shfaqet ne shume forma. Pergjithesisht e ka folene ne tru. Mund te nxjerre bythen jashte ose te mbuloje koken me shami, po budallallik mbetet.

  15. Baliu says:

    Qka kan te perbashket Shkendija dhe feja ? (Zgjidhja: bythet perpjete) ? ? ?

  16. asd says:

    Mire do te ishte ta mbuloje krejt fytyren sepse keshtu… duket sikur po ben prape publicitet por ne nje forme tjeter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje