Një prezantues radiofonik në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është dënuar me 3 burgime të përjetshme pasi iu zbulua skema e tij piramidale, nëpërmjet të cilës u kishte marrë dëgjuesve të tij miliona dollarë.
William Neil “Doc” Gallagher u dënua pasi dhjetëra të moshuar dëshmuan kundër tij në seancën gjyqësore që zgjati 3 orë. Secili prej dëshmitarëve kishte humbur 50 000-600 000 dollarë, të “investuara” në “Gallagher Financial Group”. Disa prej tyre thanë se kishin shitur shtëpitë ose kishin marrë borxh te fëmijët.
80-vjeçari Gallagher reklamonte në radio të krishterë dhe promovonte biznesin e tij me libra mbi Jezusin dhe emisione radiofonike. Nga klientët e tij ai ka vjedhur përgjatë një dekade dhe ka grumbulluar rreth 32 milionë dollarë.
Me sa vite duhen denuar tek ne Ato qe ngriten dhe Ato qe mbeshteten firmat PIRAMIDALE ne Shqiperi !!!!????
Ha,ha,Me kujtoi Rrapushin dhe skemat piramidale. Sa ngjajne hajdutet.
Kur gjen gomerë që lenë edhe rrobat e trupit për Jezuin apo Muhametin, pse jo?