FOTOT: 30 fëmijë mësim në shkollën e rrënuar

4 Nëntor 2021, 15:04Sociale TEMA
FOTOT: 30 fëmijë mësim në shkollën e rrënuar

Banorët e fshatit Shëngjergj në Maliq nuk e quajnë shkollë, por megjithatë i sjellin fëmijët çdo ditë për të mësuar. Ndërtesa ka degraduar plotësisht.

“Kjo nuk mund të quhet shkollë, në fakt quhet si haur për bagëtinë”.

Tavanet janë çarë duke rrezikuar jetën e 30 fëmijëve që mësojnë në këtë objekt. Dyert dhe dritaret e shkollës së ndërtuar 5 dekada më parë janë kalbur. Bankat janë të periudhës para viteve ‘90 ndërsa mungon edhe ndriçimi.

“Është e vjetër, me xhama të thyera, tavani është I plasaritur. Ka ujë, por është i pistë dhe me dhe”.

Shqetësim më i madh për banorët dhe fëmijët është mungesa e ngrohjes.

“Pa ngrohje, pa asnjë lloj gjëje. Thonë kur të shkojë data 15 Nëntor, ç’është kjo datë për dru, ata janë fëmijë”.

“Gjithë ditën rrimë me xhupa”, thotë njëri nga fëmijët.

Prindërit e kanë gjetur vetë një zgjidhje.

“Sjell dru nga shtëpia që të ngrohet fëmija”.

Ata thonë se nuk do t’i sjellin më fëmijët në këtë ndërtesë.

“Do pres, ama në qoftë se do të vazhdojë kjo gjendje, më mirë të mos I sjellim fëmijët në këtë shkollë”.

Nëse nuk ndërhyhet te ky objekt banorët kërkojnë sigurimin e transportit dhe fëmijët të mësojnë në shkollën më të afërt.

2 komente në “FOTOT: 30 fëmijë mësim në shkollën e rrënuar”

  1. mali says:

    Nuk eshte vetem shkolla ,eshte komplet fshat i braktisur nga komuna .Shikoni komplet nje fshat qe nuk eshte vene dore per te premiresuar jeten e banoreve ,ketu e 50 vjet.Turp i deputetit te zones.

  2. Maliq Denga says:

    A mo Berisha cna bone!. Te ishte Edvin Rama do ndertonte Teater… lol

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje