“Një qytetar vdiq pa marrë përgjigje për pensionin”, Balla: Agjencia e bashkëqeverisjes do të adresojë ankesat e njerëzve

4 Nëntor 2021, 15:18Politika TEMA

Kryetar i Grupit Parlamentar Socialist Taulant Balla në seancën e sotme plenare foli për bashkëëqeverisjen, teksa u shpreh se në gjithë këto vite njerëzit kanë hasur shumë probleme dhe ky është një ligj që do të ndihmojë qytetarin e thjeshtë.

“ Në Librazhd ka qenë rasti i një pensionisti i cili vdiq pa arritur të zgjidhte çështjen e pensionit. Çështja u dërgua në gjykata dhe u zgjat pafund. Të them të drejtën prej vitit 2017 e kam mbështetur ngritjen e zyrave të bashkëqeverisjes në çdo cep të territorit.

Secili prej nesh përpara se ti bindet urdhrit politik duhet të shohë të dhënat që janë shumë domethënëse. Llafe kafenesh apo inate politike ka sa të duash, por të thuash përse të ngrihet një agjenci për ankesat e njerëzve duhet të mbash përgjegjësi. Agjencia në vetvete do të jetë një instrument më shumë në duart e qytetarëve”, ka thënë Balla.

1 komente në ““Një qytetar vdiq pa marrë përgjigje për pensionin”, Balla: Agjencia e bashkëqeverisjes do të adresojë ankesat e njerëzve”

  1. Shoku says:

    Zoti Balla ! Une jam nje i manjte,madje i manjte i thekur,por kete ” Bashkeqeverisjen” nuk e kuptoi ,sepse me duket si ata dublantet e viteve 1970-1971. Ne ate kohe ,gjoja per te permiresuar punen u derguan ne rrethe,sidomos ne ata te kategorise se trete dublant ne pushtet. Dublant ne seksione ,por shyqyr nuk e paten jeten e gjate ,sepse u pane qe me shume rrinin neper kafene e prishnin punen e seksioneve se sa dha rezultat. Po keshtu u vendosen, ne arsim pervec drejtoreve ne shkolla dhe drejtore zonash. E cbenin keta? Dublonin drejtoret e shkollave,madje beheshin dhe pengese. Edhe keta u hoqen shume shpejte. Tani une pyes? Me se merret kryetari i qarkut ? Pra administrata e qarkut ? PO prefekti me se meret? A nuk eshte ky nje perfaqsues i qeverise ? PO administrata e bashkise e kryetari me se merren ? A nuk jane keta ne sherbim te popullit ? Perse duhet Kadstra, drejtorite arsimore,shendetesore……. ? A nuk jane keta ne sherbim te popullit ? Po ajo ” Per shqiperine qe duam ,vepron ,apo deshtoi ? A nuk merrej kjo me zgjidhjen e halleve te popullit ? Ndaj sa me shume hallka te ngrini,gjoja per popullin, aq me shume do lihen hallet duke i kaluar sa nga nje institucion tek tjetri. Nuk e di por mu kujtua filmi ” Koncert i vitit 1936 ” te cilet nuk dinin se kopetenc e kujt ishte dhenia e lejes se koncertit’ Zv/ prefekti, kryetarii bashkise ,apo ai i ruajtjes se rendit ? Percaktoni qarte kopetencat e sejcilit institucion dhe kerkoni llogar si qeveri. Kini plot hallka te teprta ,te cilet vetem me pune nuk merren.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje