Autoritetet e drejtësisë britanike kanë dënuar me 10 javë burg dhe 200 orë shërbim në komunitet deputeten Claudia Webbe, pasi u akuzua për ngacmim.
56-vjeçare u shpall fajtore nga gjykata, pas kërcënimeve të vazhdueshme ndaj shoqes së partnerit të saj të cilën e kishte paralajmëruar se do t’i hidhte acid. Deputetja, anëtare e Partisë Laburiste, u përjashtua nga partia e saj dhe tani ka mandat si e pavarur.
Prokurorja Susanna Stevens tha se kërcënimet kishin qenë të vazhdueshme. Pas këtij vendimi, Webb ka thënë se do të apelojë vendimin e gjykatës.