Burg përjetë 35-vjeçarit shqiptar në Angli, ja për çfarë akuzohen

6 Nëntor 2021, 16:27Bota TEMA

Ky është Erlin Hasa, një 35-vjeçar që do të vuajë burgun e përjetshëm në Britaninë e Madhe. Ai u dënua nga Gjykata e Birminghamit, e cila e gjeti fajtor për vrasjen e një shtetasi rumun, të quajtur Marian Savu, 43 vjeç, baba i tre fëmijëve.

Krimi ndodhi në Mars të këtij viti. Hasa e goditi viktimën e tij plot 62 herë me thikë, duke e lënë të vdekur në vend. Ata ishin bashkë në një festë që po mbahej në një shtëpi në Birmingham kur rreth orës 2:00 pas mesnate u përleshën për motive të dobëta.

Savu kishte vrapuar jashtë për t’iu shmangur sulmit, por Hasa e përndoqi deri në fund të rrugës, ku i dha fund.  Policia e përshkroi vrasjen si një akt makabër. 35-vjeçari mohoi krimin, por policia e gjeti atë të larë në gjak, në shtëpinë e tij.

Gjykatësi Francis Laird tha se vetëm pas 23 vjetësh mund të shihet mundësia për t’ia ndryshuar dënimin shqiptarit.

2 komente në “Burg përjetë 35-vjeçarit shqiptar në Angli, ja për çfarë akuzohen”

  1. Sali Ram Berisha says:

    “Kuksjanali” o ki tip? Patjetër qe cashtu o.

  2. Tim says:

    Motrat mu ne pidh ktij rrobqiri,, po si mer per motive feste e vret tjetrin? Jo 23 po as 123 nuk jane shume per keta lloj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje