Orët e fundit nga ultimatumi i Mickoskit ndaj Zaevit për dorëheqjen!

8 Nëntor 2021, 11:12Rajoni TEMA

Janë orët e fundit të ultimatumit nga kreu i VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristijan Mickoski drejtuar kryeministrit Zoran Zaev në Shkup. Opozita pret deri në ora 14:30 që kryeministri Zoran Zaev të dorëzojë dorëheqjen e paralajmërua në Kuvend, e nëse kjo nuk ndodh, opozita paralajmëroi se në Kuvend do të parashtrohet nismë për votimin e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë.

Mickoski gjatë ditës së djeshme edhe një herë theksoi se ka shumicë të re parlamentare që do të votojë mocionin e mosbesimit, ndërkaq u bëri thirrje edhe deputetëve të tjerë që t’i bashkangjiten kësa iniciative.

“Është e hapur dera për secilin që mendon se kjo Qeveri e Zaevit nuk është e mirë. Secili që e mbështet këtë Qeveri, normalisht se nuk do të jetë pjesë e deputetëve, të cilët do ta votojnë mocionin.

Këtu nuk ka parti politike, por bëhet fjalë për deputetë. Gjithsej 61 kanë ndaluar prapa nismës. U bëj thirrje edhe të tjerëve që të bashkëngjiten”, theksoi lideri i VMRO-DPMNE-së, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve.

Sipas tij, pas depozitimit të nismës, procedura do të jetë në duart e kryetarit të Kuvendit, i cili duhet t’i respektojë procedurat dhe afatet.

Nga LSDM-ja dje vetëm përmes një deklarate shprehën skepticizëm për shumicën e re parlamentare të paralajmëruar.

“Ditët në vijim do të tregojnë nëse do të zgjidhet Qeveri e re anti-demokratike, anti-Prespë, anti-Nato dhe anti-BE, nëse Mickoski ka kapacitet dhe përgjegjësi. Informatat të cilat dje u paraqitën në opinion, se një pjesë e deputetëve të cilët janë nënshkruar, janë keqpërdorur, tregon për çfarë “parime” bëhet fjalë.

Me partnerë të cilët janë kundër NATO-s, të cilët janë kundër Marrëveshjes së Prespës, të cilët janë kundër konceptit një shoqëri për të gjithë, kundër anëtarësisë në BE, është e qartë agjenda e Mickoskit. Nuk ka këtu kurrfarë ide politike, kurefarë vlera, nuk ka parime politike, platformë, Mickoski ka vetëm dëshirë për pushtet”, tha LSDM.

1 komente në “Orët e fundit nga ultimatumi i Mickoskit ndaj Zaevit për dorëheqjen!”

  1. DEL EDHE NE MAQEDONI NJE ABAZVIC PROSERB SI NE MAL TE ZI NE KOSOVE ME AJATOLLAHUN NE SHQIPERI SALI LULE ILIR VDEKJA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje